Merkure, 19 Dhjetor 2018 20:55

Udhëheqësi I Regjimit Iranian Tregon Se Sa I Frikësuar Është Nga Përmbysja Në 2019-Ën

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Udhëheqësi I Regjimit Iranian Tregon Se Sa I Frikësuar Është Nga Përmbysja Në 2019-Ën

 

Publikuar më 18 dhjetor 2018.

Nga Shahriar Kia

Shumë nga komentet e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, para figurave të larta të regjimit në një mbledhje më 12 dhjetor u fokusuan në mundësinë e lartë që, në 2019-ën, populli dhe rezistenca e tij e organizuar, domethënë Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK), mund t’i përmbysë mullahët.

Khamenei është kaq i frikësuar nga kjo gjë, saqë i ka vënë Regjimin dhe forcat e sigurisë së shtetit në gatishmëri të lartë, në mënyrë që të unifikojë grupet kundërshtare të Regjimit kundër një armiku të përbashkët: Populli iranian.

Këto paralajmërime u përhapën në mbarë Iranin gjatë faljeve të së premtes, ku imamët në qytete të ndryshme të Iranit paralajmëronin për “armikun” e për komplote për rrëzimin e Regjimit vitin që vjen.

Imami që drejton lutjet e së premtes në Asalem, në Iranin verior, tha: “Duhet t’i mbajmë sytë hapur në 2019-ën pasi këto kërcënime të 2018-ës mund të jenë duke përgatitur terrenin për një rebelim shumë më të fuqishëm vititn tjetër… Përvoja tregon se që nga vdekja e [themeluesit të regjimit Ruhollah Khomeini], sistemi ka patur një rebelim në çdo dhjetë vjet. Tani duhet të jemi të përgatitur për 2019-ën.”

Kjo është e vërtetë, Regjimi Iranian ka parë kryengritje masive çdo dhjetë vjet që nga vdekja e Khomeini-t në 1988-ën, nga kryengritjet studentore të 1999-ës tek Revolucioni i Gjelbër i 2009-ës, dhe nisur nga kryengritjet masive që nisën në fillim të 2018-ës, duket e qartë që mullahët kanë pse të jenë të frikësuar.

Gholam-Hossein Sedighi, udhëheqësi i lutjeve të së premtes për Teheranin tha se armiku ka dashur ta “përmbysë shtetin që nga dita e parë [e sundimit të mullahëve]”, ndërsa Ali Moalemi në Qaemshahr, në Iranin verior, pretendoi se armiku po përpiqet të “përhapë korrupsion” në Iran. Për të qenë të qartë, Rezistenca ka dashur gjithmonë t’i rrëzojë mullahët nga pushteti, por individët e korruptuar në Iran janë ata brenda Regjimit.

Udhëheqësi i lutjeve të së premtes në Ilam, në Iranin perëndimor, paralajmëroi se armiku ka plane për ta trazuar Iranin në dhjetor e janar, ndërsa imami i lutjeve të së premtes në Mashhad tha se armiku ka “një plan për 2019-ën”.

Ndërkohë, udhëheqësi i lutjeve të së premtes në Kermanshah tha: “Lideri ka ngulur këmbë që të jemi syçelët në 2019-ën e në vitet që vijojnë. Armiqtë janë të vendosur me çdo kusht të kryejnë komplote kundër Republikës Islamike në 2019-ën. Për vite të tëra, operativët e arrogancës globale kanë kryer komplote kundër Republikës Islamike të Iranit, në përpjekje për t’i dhënë fund këtij shteti islamik.”

Dhe është e vërtetë; ka shumë mundësi që Rezistenca të ketë plane për ta rrëzuar Regjimin në 2019-ën. Nuk e kanë fshehur faktin se duan t’ua heqin pushtetin mullahëve.

Sigurisht, është interesant fakti që mullahët i referohen vazhdimisht rezistencës së popullit iranian si “armiku”. Kjo e bën të qartë se kryengritja e deritanishme i ka tronditur mullahët, dhe është kjo arsyeja pse Khamenei e përdori fjalën “armiku” mbi 20 herë në komentet e tij. Ata po përpiqen ta bindin popullin iranian se kjo kryengritje vjen nga jashtë, por populli e di mirë të vërtetën.

 Stampa  Email

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.