Publikuar më 24 dhjetor 2018.
Presidenti shqiptar Ilir Meta shprehu mbështetjen e tij të plotë për një vendim të kohëve të fundit për të dëbuar diplomatët- terroristë të regjimit iranian nga vendi i tij. Meta të shtunën mbështeti vendimin e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë lidhur me dëbimin e ambasadorit të Teheranit dhe një diplomati tjetër.
Qartazi të mërkurën, Ministria e Jashtme shqiptare deklaroi, se arsyeja për këtë dëbim ishte përfshirja e këtyre dy individëve në veprimtari, që kërcënojnë sigurinë e vendit.
Në një intervistë të së njëjtës ditë, Ministri i Brendshëm shqiptar Sandër Lleshaj bëri komente të rëndësishme në lidhje me dëbimin e ambasadorit të regjimit iranian dhe kreun e zyrës së Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Teheranit në Shqipëri.
"Regjimi iranian njihet si sponsori kryesor i terrorizmit në botë," deklaroi ai.
"Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI / MEK) është kërcënuar në vende të tjera. Kjo është një metodë e përdorur nga agjentët e sigurisë së regjimit iranian të kamufluar si diplomatë. Ne nuk e konsiderojmë PMOI / MEK-un si një kërcënim për sigurinë e Shqipërisë. Ky është qëndrimi i qeverisë shqiptare, policisë dhe zyrtarëve të sigurisë. Qendrimi ynë ndaj PMOI / MEK është pa asnjë lloj paragjykimi. Ata janë miq, që janë mirëpritur për të banuar në Shqipëri dhe kjo nuk ka të bëjë fare me aktivitetet e tyre politike ".
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, kreu i opozitës, gjithashtu shprehu mbështetjen e tij për këtë vendim për të dëbuar e diplomatët- terroristë të regjimit iranian, sipas Albanian Daily News. Basha mbështeti vendimin e qeverisë dhe e përshkroi aktivitetin e këtyre dy individëve, si të rrezikshëm për sigurinë kombëtare të Shqipërisë.
"Në emër të Partisë Demokratike dhe të opozitës shqiptare, shpreh mbështetjen time për vendimin e qeverisë për shpalljen “non grata” dhe dëbimin e diplomatëve iranianë. Ata kryen veprimtari në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik dhe rrezikuan sigurinë tonë kombëtare. Partia Demokratike kërkon prej strukturave shtetërore të sigurisë kombëtare, përkushtim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim të sinqertë e pa zvarritje me aleatët tanë, si e vetmja zgjidhje për parandalimin dhe neutralizimin e aktiviteteve të tilla në territorin e Republikës së Shqipërisë ".
Shqipëria ka dëbuar ambasadorin e Iranit dhe një tjetër diplomat me arsyen e "kërcënimit të sigurisë së saj kombëtare ", tha të mërkurën Ministria e Jashtme, sipas Reuters.
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, John Bolton, i cili luajti një rol të madh në vendimin e Presidentit Trump për të ri-vendosur sanksionet ndaj Iranit, mbështeti vendimin e Shqipërisë.
“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sapo dëboi nga Tirana ambasadorin iranian, duke u dhënë një sinjal të qartë liderëve të Iranit, se mbështetja e tyre për terrorizmin nuk do të tolerohet”, ka deklaruar Bolton në profilin e tij në Twitter.
“Ne mbështetim kryeministrin Rama dhe popullin shqiptar, që kanë vendosur t’i bëjnë ballë sjelljes agresive të regjimit iranian në Europë e më gjerë “, tha ai.
Që kur Shqipëria pranoi anëtarët e PMOI / MEK në vendin e saj, regjimi iranian ka qenë i përfshirë në veprimtari, që synojnë diskreditimin dhe demonizimin e këtij grupi, sipas Reuters. Bolton dhe ish-kryebashkiaku i New York-ut Rudy Giuliani, tani avokat i Presidentit amerikan Donald Trump, kanë vizituar PMOI / MEK-un në Shqipëri.