Premte, 18 Janar 2019 21:31

Iran: Rrjeti i opozitës përshkallëzon aktivitetet kundër regjimit

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

 

Raportuar nga PMOI / MEK

 

Iran,15 janar 2019 - Anëtarët e Njësive të Rezistencës, një rrjet i lidhur direkt me opozitën iraniane të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI / MEK), po raportojnë masa të reja në Teheran dhe Shiraz, dy nga qytetet më të mëdha të vendit.

 

Anëtarët e Njësisë së Rezistencës 112 në Teheran i vunë zjarrin një posteri të madh të Udhëheqësit Suprem të regjimit iranian Ali Khameneit. Ata madje guxuan dhe ta postonin atë në internet.

Shiraz, anëtarët e Njësisë 97 të Rezistencës vunë në shënjestër hyrjen e një baze të Gardës Revolucionare (IRGC) Basij që ndodhej në Bulevardin Sanaye (Industrial) të qytetit pranë rrugës Mirzay-e Shirazi.

Këta individë të guximshëm po rrezikojnë jetën e tyre duke pasur parasysh faktin, se nëse arrestohen ata do të përballen me tortura, burgim me afat të gjatë dhe madje  dhe me ekzekutim. Regjimi iranian e dënon çdo mbështetje për PMOI / MEK me vdekje.

 

Këto masa gjithashtu janë këmbana alarmi për zyrtarët e regjimit iranian lidhur me njësitë e rezistencës së PMOI / MEK dhe paralajmërime për kërcënimin e një kryengritje tjetër që mund të  përfshijë vendin.

 

Sarat, një nga mediat shtetërore në Iran, shkruan më 4 janar si më poshtë:

"Ndërsa (Khamenei) u ka bërë thirrje popullit dhe zyrtarëve që të jenë të vetëdijshëm dhe të vëmendshëm gjatë vitit 2019, vlen të hedhim një vështrim në elementin kryesor që i sugjeron SHBA -së të investojë në iniciativa të tilla ... Prania e lobeve të fuqishme të (PMOI / MEK), të cilët aktualisht punojnë në rrethin e brendshëm të Trumpit, tregojnë shumë mirë se armiku po llogarit politikat e (PMOI / MEK) për të nisur më shumë trazira brenda vendit. Themelimi i njësive të rezistencës (PMOI / MEK) është një provë tjetër në këtë drejtim. "

Këto paralajmërime vazhduan në një nivel edhe më të rëndësishëm.

"Nëse i hedhim një vështrim nga afër slloganeve të hedhura nga punonjësit e Grupit Kombëtar të Çelikut në Ahvaz, shohim se këto sllogane u përqëndruan vetëm në kushtet e jetesës. Dita mbas dite, ndërsa anëtarët e njësive të rezistencës po fitonin influencë brenda rradhëve të punëtorëve, natyra e slloganeve dhe tubimi morën një këndvështrim më anti-regjim. "

Meqenëse ato përkojnë me përvjetorin e parë të kryengritjes në dhjetor / janar, zyrtarët dhe figurat e të gjithë bordit në këtë regjim po shprehin tani shqetësime në rritje rreth një kryengritjeje të re dhe shumë më të shtrirë, që mund të përfshijë gjithë vendin në vitin 2019.

"Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se çfarë po planifikohet për vitin 2019. Për ne, është e rëndësishme të dimë që një tjetër kryengritje po planifikohet për 2019 ... Armiku synon të nisë një tjetër fushatë të tillë në 2019, duke hapur rrugën ndërsa po flasim". 

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.