Premte, 18 Janar 2019 21:58

Protestat në Teheran, Mashhad dhe Ahvaz

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

 

Raportuar nga PMOI / MEK

Iran, 15 janar 2019 - Të hënën, disa qytete anembanë Iranit përjetuan protesta ku morën pjesë njerëz të zemëruar, të drejtat e të cilëve janë shkelur nga regjimi iranian dhe shoqëritë e organizatat e lidhura me të.

Teheran: Protesta e klientëve të prodhuesit të automjetit Saipa

Në Teheran, klientët e zemëruar të Saipas, një kompani iraniane për prodhimin e automjeteve, organizuan protesta para selisë së Ministrisë së Industrisë, Minierave dhe Tregtisë. Protestuesit po kërkojnë dorëzimin e automjeteve të tyre të blera, të cilat janë shtyrë për më shumë se një vit. Disa nga klientët e Saipas kanë bërë pagesat për  blerjen e automjeteve të tyre  që në  vitin 2016 dhe ende nuk i kanë marrë ato.

Protestat për mosdorëzimin e automjeteve të tyre dhe rritja e çmimeve të Saipa kanë vazhduar për disa muaj. Saipa është një nga prodhuesit më të mëdhenj të makinave iraniane dhe një kompani tregëtare publike. Aksioneri kryesor i saj është një kompani investitore në pronësi të Ministrisë së Industrisë, Minierave dhe Tregtisë. Kjo është arsyeja përse klientët po protestojnë rregullisht përpara selisë së Ministrisë.

Protesta e klientëve të prodhuesit të automjeteve Saipa në Teheran

 

Teheran: Protestat e klientëve të Sekeh Samen para zyrës së Ministrisë së Drejtësisë

Edhe diku tjetër në Teheran, klientët e Sekeh Samen, një platformë tregtare online për metalet e çmuara, u mblodhën para zyrave të Ministrisë së Drejtësisë dhe protestuan për vjedhjen e pasurisë së tyre nga kjo kompani e miratuar nga shteti.

Sekeh Samen filloi punën në vitin 2016, duke ofruar mjete për tregtimin online të metaleve të çmuara. Kompania ishte promovuar gjerësisht nga Gold and Jewelry Union, një organizatë qeveritare që mbikëqyr tregtinë e metaleve të çmuara. Por në gusht, kompania ndaloi ofrimin e shërbimeve, duke pretenduar se po kryente mirëmbajtje teknike.

Kompania nuk e ktheu kurrë instrumentin e saj tregtar në internet dhe nuk i ktheu fondet e njerëzve që kishin blerë nga faqja e saj. Mijëra iranianë kanë bërë blerje nga faqja e internetit dhe shumë prej tyre tani dalin rregullisht në protesta, duke kërkuar që të kthehen depozitat e tyre dhe të vihen para drejtësisë njerëzit, që qëndrojnë prapa kësaj skeme.

 

Protesta e klientëve  të kompanisë tregtare online në Sekeh Samen

 

Protestat e punëtorëve të komunës së Teheranit

 

Punëtorët e komunës së Teheranit u mblodhën në sheshin Rezaii (Haft-e Tir) dhe mbajtën protesta për shkak të pagave të papaguara.

 

 

Dita e dytë e protestave të punëtorëve të trenit urban të Ahvazit

Për të dytën ditë rradhazi, punëtorët e projektit të trenit urban të Ahvazit dolën në protestë për shkak të pagave të papaguara. Protesta u mbajt para selisë së Organizatës së Trenit Urban të Ahvazit dhe Periferive.

Punëtorët nuk kanë marrë pagat e tyre për nëntë muaj.

 

Protesta e punëtorëve të kompanisë Ahvaz Urban Train

 

Teheran: Protestat e mësuesve në pension

Një grup mësuesish bashkë me ata të  dalë në pension mbajtën protesta para zyrave të Organizatës së Pensionimit të Mësimdhënësve. Mësuesit po protestojnë ndaj programeve joefikase të sigurimeve dhe po kërkojnë politika plotësuese të sigurimit, të cilat marrin në konsideratë si mësuesit të cilët janë duke punuar edhe ata në pension. Së bashku me protestat, mësuesit kanë zhvilluar një fushatë në mediat sociale për të drejta sigurimi më të mira. Dhjetëra mijëra njerëz janë bashkuar në fushatën online.

Mësuesit thërrisnin: "Ne po ngremë zërin për shkak të kësaj tiranie".

Në ditët e mëparshme, mësuesit mbajtën protesta para ndërtesave të Fondit të Mësuesve dhe kërkonin për mësuesit në pension aksione më të mëdha nga dividentët e këtij fondi.

 

 

 Protesta e mësuesve në Teheran

Mashhad: Protesta nga klientët e institucionit financiar Caspian

Në Lindje të Iranit, një grup klientësh të institucionit financiar famëkeq Caspian mbajtën protesta në Mashhad kundër vjedhjes së pasurisë së tyre dhe investimeve nga ana e kompanisë. Protestuesit mbanin banderola ku shkruhej: "Ata vodhën paratë tona, tani është rradha e një bashkatdhetari tjetër", "Ku janë paratë e mia", "Ne nuk do të ndalemi derisa të rimarrim të drejtat tona".

Caspian është një nga disa institucione financiare, që u krijuan me ndihmën dhe mbështetjen e zyrtarëve të regjimit dhe gardës revolucionare. Këto institucione përvetësuan miliarda dollarë nga populli iranian me premtimet për sigurimin e kthimit të shpejtë të investimeve. Por në vitin 2017, Caspian dhe katër institucione të tjera financiare u rregjistruan si të falimentuara, duke marrë paratë e investitorëve me vete.

Prej asaj kohe, klientët e këtyre institucioneve kanë protestuar rregullisht dhe kanë kërkuar kthimin e investimeve të tyre. Protestuesit e bëjnë qeverinë përgjegjëse për situatën aktuale dhe e dine, se zyrtarët e qeverisë ishin bashkëpunëtorë në skemën e mashtrimit.

 

Protesta e klientëve të institucionit financiar Caspian

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.