Djele, 10 Shkurt 2019 21:26

Tërbimi i Ministrisë së Jashtme të regjimit iranian ndaj dënimit nga Bashkimi Evropian për programin bërthamor dhe aktivitetet terroriste reflekton irritimin e saj për aktivitetet e PMOI / MEK në Evropë

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Tërbimi i Ministrisë së Jashtme të regjimit iranian ndaj dënimit nga Bashkimi Evropian për programin bërthamor dhe aktivitetet terroriste reflekton irritimin e saj për aktivitetet e PMOI / MEK në Evropë

6 shkurt 2019 - Në një deklaratë, Ministria e Jashtme e regjimit iranian shfryu zemërimin e saj për dënimin e kohëve të fundit nga Bashkimi Evropian për programin e raketave bërthamore të Teheranit, veprimtaritë terroriste dhe abuzimet e të drejtave të njeriut. Ministria e Jashtme e regjimit pretendoi se akuzat e BE, duke përfshirë kryerjen e komploteve terroriste në vendet evropiane, janë të pabaza.

"Ngritja e akuzave të tilla të pabazuara dhe boshe, ndërsa grupet e njohura terroriste dhe kriminale janë të lirë në Evropë, nuk është konstruktiv në këtë fazë dhe është në përputhje me qëllimet e armiqve, që kërkojnë të minojnë marrëdhëniet e Iranit me Evropën", deklaroi Ministria e Jashtme e regjimit iranian, duke reflektuar irritimin e saj për aktivitetet e PMOI / MEK në Evropë.

Komentet e Ministrisë së Jashtme vijnë një ditë pasi BE kritikoi regjimin iranian për testet e raketave bërthamore dhe ngriti shqetësimin për rolin shkatërrues që Teherani luan në Lindjen e Mesme nëpërmjet ndërhyrjes së tij terroriste në vendet fqinjë.

BE-ja në mënyrë specifike e quajti praninë e regjimit iranian në Siri si një çështje për tu shqetësuar. Blloku gjithashtu i kërkoi regjimit të veprojë në përputhje me rekomandimet e Rezolutës 2231 të KS të OKB-së, e cila i bën thirrje regjimit të shmangi ndërrmarrjen e veprimtarive lidhur me raketat bërthamore.

Në vitet e fundit, regjimi iranian ka rritur aktivitetet e tij terroriste në vendet evropiane. Vetëm në 2018, autoritetet evropiane parandaluan dy komplote terroriste kundër anëtarëve dhe mbështetësve të MEK-ut, të cilat ishin orkestruar nga Teherani. Në 30 qershor, Assadollah Assadi, një diplomat i regjimit iranian u arrestua, ndërsa ishte i përfshirë në mënyrë aktive në një komplot sulmi  me bombë kundër tubimit të madh të opozitës iraniane në Paris. Assadi është duke u gjykuar tashmë për përfshirjen e tij në këtë rast.

Disa muaj më parë, autoritetet shqiptare parandaluan një tjetër komplot sulmi me bombë kundër anëtarëve të MEK -ut në Tiranë. Shqipëria dëboi përfundimisht nga vendi i saj ambasadorin iranian në Tiranë dhe një tjetër diplomat të lartë.

Ndërsa zyrtarët iranianë dhe shumë nga mbështetësit e regjimit iranian jashtë vendit janë përpjekur të bëjnë fajtorë për komplotet terroriste elementë mashtrues, ka prova të pamohueshme se autoritetet më të larta në regjimin iranian kanë qenë të përfshirë në planifikimin dhe dhënien e urdhërit për sulmet kundër anëtarëve të opozitës. Kohët e fundit, ish ambasadori iranian në Gjermani rrëfeu se provat e siguruara nga autoritetet evropiane rreth përfshirjes së Teheranit në sulmet terroriste ishin të pamohueshme.

Autoritetet evropiane gjithashtu zbuluan dokumente, që provuan se Assadi, diplomati iranian i përfshirë në komplotin e dështuar të sulmit me bombë në Paris, po kordinonte sulmin drejtpërdrejt me autoritetet në Teheran.

Analiza nga PMOI / MEK

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.

Lajmi i fundit