Djele, 10 Shkurt 2019 22:20

Agjentët e regjimit iranian sulmojnë përkrahësin e PMOI / MEK / Muxhahedinëve  në Berlin

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

 Agjentët e regjimit iranian sulmojnë përkrahësin e PMOI / MEK / Muxhahedinëve  në Berlin

7 shkurt 2019 - "Një disident iranian në Berlin i deklaroi policisë gjermane, se ai u sulmua nga tre burra, të cilët e thirrën atë me emër dhe e kërcënuan atë në persisht, para se ta rrihnin dhe ta rrëzonin ", raportoi Reuters të hënën.

Reuters më tej raportoi, se nëse do të zbulohet se sulmuesit kanë lidhje me regjimin iranian, incidenti do ashpërsojë më tej marrëdhëniet tashmë të pakta midis Teheranit dhe Bashkimit Evropian.

Personi i sulmuar, 47-vjeçari Kourosh Shahna, është një ish tregtar nga Pazari i Teheranit, i cili jeton në Gjermani prej katër vjetësh. Sulmuesit u larguan nga vendi i ngjarjes, pasi një grua gjermane arriti rastësisht aty.

Sulmuesit e kërcënuan dhe e fyen Shahnan duke e rrahur atë dhe e paralajmëruan, se nëse ai vazhdon të informojë iranianët për eventin e ardhshëm në Varshavë, Poloni, ata do ta vrasin atë. Më 13-14 shkurt, ministrat nga disa vende do të mblidhen në Varshavë për një konferencë mbi Lindjen e Mesme. Një nga temat kryesore të konferencës do të jenë kërcënimet që paraqet regjimi iranian për paqen dhe sigurinë globale.

"Ashtu siç kemi vënë mbetjet e laptopit tënd mbi krevatin tënd, po ashtu aty ne mund te t'i vendosim edhe eshtrat e tua ", i thanë sulmuesit Shahnanit, sipas një interviste që ai ka dhënë për  INTV, kanalin e lajmeve të rezistencës iraniane.

"Ata filluan të më godasin në kokë dhe kurriz ndërsa isha në tokë," tha Shahna. Ndërsa po e sulmonin Shahnan, sulmuesit e quajtën atë "monafiq", fjala persiane për "hipokrit", një term që regjimi iranian përdor për t'iu referuar anëtarëve të MEK-ut.

Shahna paraqiti një ankesë tek autoritetet gjermane, dhe rasti tani është duke u hetuar nga policia federale gjermane.

Regjimi iranian po frikësohet gjithnjë e më shumë nga aktivitetet e mbështetësve të PMOI / MEK jashtë vendit dhe ka intensifikuar në vitet e fundit aktivitetet e tij terroriste dhe spiunuese kundër disidentëve iranianë. Në qershor, autoritetet franceze dhe belge parandaluan një komplot sulmi me bombë kundër tubimit të madh të rezistencës iraniane, në të cilën ishte i përfshirë drejtpërdrejt një diplomat iranian. Autoritetet shqiptare ndaluan një komplot të ngjashëm në mars dhe më pas dëbuan dy diplomatë iranianë nga vendi i tyre.

BE kohët e fundit vendosi sanksione ndaj regjimit iranian për shkak të aktiviteteve të tij terroriste kundër disidentëve iranianë në vendet evropiane.

Kourosh Shahna, përkrahës i PMOI / MEK

Raportuar nga PMOI / MEK 

 

 

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.

Lajmi i fundit