Enjte, 14 Shkurt 2019 21:45

Robert Torricelli: “E Nesërmja Është Për T’i Dhënë Fund Regjimit Në Iran”

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

 

Duke folur në një tubim të iranianëve në Varshavë, Senatori Robert Torricelli tha: “Mijëra iranianët që kanë rrezikuar jetën duke dalë nëpër rrugët e qyteteve të Iranit, ata janë zgjedhja juaj. Mijëra e miliona njerëzit e diasporës në Europe e në Amerikë, ata janë zgjedhja. NCRI është zgjedhja, Maryam Rajavi është zgjedhja.

Ekziston një zgjedhje për udhëheqje të re në Iran.”

Në një pjesë të fjalimit të tij, Senatori Torricelli tha:

I përgëzojmë ato kombe të përfaqësuara sot këtu për të diskutuar të ardhmen e Lindjes së Mesme dhe Iranit. Ne të gjithë u flasim atyre vendeve që nuk janë këtu. E kuptojmë dëshirën tuaj për pranim e pajtim, por vjen një kohë në jetë kur realiteti duhet të triumfojë mbi shpresën. Jemi përpjekur të negociojmë me Teheranin. Ka patur negociata me Teheranin. Kemi shpresuar për 40 vitet e fundit dhe ata na janë përgjigjur me terrorizëm apo me shtypje dhe vdekje. Mijëra martirët iranianë që pushojnë nëpër varre janë dëshmi për faktin se nuk negociohet me këtë regjim. Regjimi duhet të marrë fund tani.

Atyre vendeve që besojnë se duhet ta pranojnë Teheranin pasi nuk ka zgjedhje tjetër, ne u themi, ne jemi zgjedhja, populli i Iranit.

Mijëra iranianët që kanë rrezikuar jetën duke dalë nëpër rrugët e qyteteve të Iranit, ata janë zgjedhja juaj. Mijëra e miliona njerëzit e diasporës në Europe e në Amerikë, ata janë zgjedhja. NCRI është zgjedhja, Maryam Rajavi është zgjedhja. Ekziston një zgjedhje për udhëheqje të re në Iran.

Miqtë e mi, ata mund ta quajnë çfarë të duan këtë konferencë, t’i japin çfarëdo emri që të duan. Por e vërteta është kjo: E djeshmja ishte për negociatat me Teheranin. E sotmja dhe e nesërmja janë për t’i dhënë fund regjimit dhe për të sjellë një qeveri të lirë në Teheran. Mirësevini në të ardhmen.

Published on 

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.

Lajmi i fundit