Enjte, 14 Shkurt 2019 21:47

Rudy Giuliani I Nxit Liderët E Samitit Të Varshavës Që Të Tregohen Të Rreptë Ndaj Iranit

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

 

Kryebashkiaku Rudy Giuliani foli në një tubim të iranianëve që mbështesin Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) dhe Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) të mërkurën, në ditën e parë të konferencës mbi Lindjen e Mesme në Varshavë të Polonisë.

Protestuesit shprehën dëshirën e popullit iranian për themelimin e lirisë dhe demokracisë në Iran, si dhe shprehën mbështetjen e tyre për NCRI-në e udhëhequr nga Maryam Rajavi, si alternativa demokratike ndaj regjimit të mullahëve.

Në një pjesë të fjalimit të tij, Rudy Giuliani tha:

Është nder i madh për mua të jem këtu me ju për t’u përçuar një mesazh shumë të rëndësishëm të gjithë zyrtarëve të qeverive që po takohen në stadium, dhe mesazhi është shumë i thjeshtë. Në mënyrë që të kemi paqe dhe siguri në Lindjen e Mesme, duhet të ketë një ndryshim madhor në diktaturën teokratike të Iranit. Ajo duhet të marrë fund shpejt në mënyrë që të kemi paqe dhe siguri.

Duam të sigurohemi që në diskutimin mbi paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme të ketë një fokus të madh mbi Iranin dhe një diskutim vërtet të sinqertë mbi atë çfarë po ndodh atje. Sepse unë mendoj që ka njerëz që nuk i përfillin mizoritë e tmerrshme për të cilat regjimi teokratik është përgjegjës. Dhe derisa kjo të marrë fund, është shumë e vështirë të gjejmë një mënyrë se si të themelojmë paqen, kur një komb i madh po përpiqet ta sabotojë paqen në Liban, Siri, Izrael dhe në skenën arabe. Burimi më i madh i mosmarrëveshjeve është regjimi iranian dhe e bën këtë me qëllim. Kështu që para së gjithash, më lejoni ta përgëzoj Madam Maryam Rajavi-n për deklaratën e bukur që bëri dhe për udhëheqjen e guximshme të këtyre organizatave që kanë bërë kaq shumë për popullin iranian në mënyrë që t’i japin atë që meriton, një Iran të lirë e demokratik.

Le t’u kujtojmë të gjithëve që ekziston një konsensus pothuajse i plotë që regjimi i Ajatollahut është sponsori shtetëror numër një i terrorizmit, jo vetëm në Lindjen e Mesme, por edhe në botë. Herën e fundit që u takuam në qershor, u zbulua se katër njerëz ishin arrestuar dhe kishin në plan të vinin në tubimin tonë në Paris dhe ta sulmonin atë tubim me bomba.

Njëri nga të arrestuarit ishte një zyrtar i qeverisë iraniane dhe e vërteta është, ky vend është kaq i dëshpëruar saqë planifikon të kryejë vrasje e bombardime në Francë e Gjermani. Pothuajse një vit më parë në Shqipëri, kishte një komplot të ngjashëm për të vrarë ata që po festonin vitin e ri. Kjo nuk është dëgjuar ndonjëherë nga një vend që dëshiron të jetë pjesë e grupit të kombeve. Dikush më pyet pse Irani nuk është ftuar në këtë samit. Nuk e di pse nuk është ftuar, por zakonisht nuk ftohen vrasësit, despotët, diktatorët pasi nuk ia vlen; dihet se ata do të gënjejnë.

Irani nën Ajatollahët i ka përdhosur të drejtat e njeriut dhe po fillon. Po fillon të ketë shumë, shumë dyshime nëse ky regjim do të zgjasë. Protesta në Iran nisi në dhjetor të 2017-ës. Kjo do të thotë, shumë kohë më parë. Ajatollahu dhe Rouhani dhe ai regjim shtypës kanë përdorur metoda brutale në përpjekje për t’i shtypur këto protesta. Kanë vrarë njerëz nëpër rrugë, kanë ekzekutuar njerëz pa gjyq, pa u dhënë asnjë të drejtë.

Kanë bërë të pamundurën për ta frikësuar popullin e Iranit në mënyrë që t’i japë fund këtyre protestave por përkundrazi, protestat po zmadhohen, po forcohen, po bëhen më të organizuara. Ka patur mbi 170 protesta në pothuajse çdo qytet të Iranit dhe sa më shumë që regjimi përpiqet t’i shtypë, aq më shumë i kundërvihen njerëzit dhe e dinë se kanë mbështetjen tonë. Ne e mbështesim atë që ata po bëjnë, e mbështesim protestën e tyre për liri, demokraci dhe për sundimin e ligjit. I mbështesim dhe duam që ata ta dinë se nuk janë vetëm. Gjithë këta njerëz kanë dalë këtu në të ftohtë për t’u thënë atyre: Mund ta keni atë që dëshironi. Mund ta keni atë që dëshironi. Nëse i rezistoni me guxim asaj qeverie të tmerrshme në Teheran, populli iranian e ka të drejtën e lirisë dhe demokracisë. Ai ka të drejtën të çlirohet nga ky regjim shtypës. Gjithçka nis me të, dhe ju kam thënë shpesh se ëndrra ime është që do të mblidhemi së shpejti në mes të Teheranit për të uruar Madam Rajavi-n dhe gjithë të tjerët, njerëzit që kanë qenë në Ashraf dhe Liberty, disa prej të cilëve janë sot këtu, si dhe martirët që kemi humbur.

Do t’u themi faleminderit që sollët lirinë dhe demokracinë në Iran.

Pyetja e madhe që bëhet gjithmonë për ndryshimin e regjimit është se kush do ta zëvendësojë atë? E kemi parë që kjo gjë funksionon por e kemi parë edhe kur shkon tmerrësisht keq kur nuk kishte alternativë, dhe vërtet, regjimi në pushtet ishte opresiv, por ata që e zëvendësuan ishin edhe më keq. Tani, nuk kemi pse shqetësohemi për këtë. Tani e kemi përgjigjen se kush do të jetë alternativa, dhe alternativa do të jetë e ndërtuar jo vetëm rreth nesh, por rreth grupeve që janë të ngjashëm me ne. Nuk është fjala vetëm për NCRI-në, jo vetëm për Maryam Rajavi-n. Nuk flitet vetëm për ne që kemi luftuar për këtë, në rastin tim 11 vite e në rastin tuaj, 30 apo 35 vite. Do të jenë grupe njerëzish që ndihen ashtu siç ndihemi ne.

Maryam Rajavi ka parashtruar një program me 10 pika. S’mund të ketë gjë më të qartë se kjo. Tani, më lejoni ta përmbledh. Është i thjeshtë. Të gjithë ata që besojnë në një udhëheqje të zgjedhur prej popullit në Iran në vend të një diktatori apo monarku, të gjithë ata që besojnë në lirinë e fesë, pra që njerëzit të praktikojnë fenë që kanë zgjedhur vetë, të gjithë ata që besojnë se gratë duhet të jenë të barabarta e të trajtohen njësoj në shoqëri. A e besojmë ne këtë?

Dhe a nuk e demonstrojmë këtë kur udhëheqësja jonë e madhe është një grua. Vetëm mendoni se sa revolucionare do të ishte kjo në atë pjesë të botës. Nëse udhëheqësja e Iranit do të ishte grua, ky do të ishte në thelb një revolucion.

Duam të na bashkohen njerëz që besojnë se duhet të ketë ligje të drejta për të mbrojtur njerëzit në Iran. Njerëzit nuk duhet të merren nga rrugët e të ekzekutohen. Njerëzit nuk duhet të merren nga rrugët e të futen në burg për ndonjë arsye politike. E dimë që kjo ndodh çdo ditë në Iran dhe ka ndodhur që nga viti 1979. Duam atë që quhet sundimi i ligjit. Le ta përcaktojë Zoti se kush janë keqbërësit. Jo Ajatollahët, jo Rouhani, jo thjesht një individ i vetëm.

Published on .

Avokati i Trump leter falenderimi qeverisë shqiptare për dëbimin e diplomatëve iranian

 

 

 

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.

Lajmi i fundit