Hene, 18 Shkurt 2019 21:53

Maryam Rajavi në një intervistë për Reuters: Përmbysja e sundimtarëve të Iranit nuk ka qenë kurrë më afër

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Maryam Rajavi në një intervistë për Reuters: Përmbysja e sundimtarëve të Iranit nuk ka qenë kurrë më afër 

Maryam Rajavi, merr pjesë në një intervistë për Reuters në Auvers-sur-Oise, Francë, 7 shkurt 2019.

Fragmente:

... Në një qytet të vogël në veri të Parisit, një grup opozitar iranian po përpiqet të ndezë një revolucion tjetër.

Udhëheqësja e tyre, Maryam Rajavi, mbështet sanksionet e SHBA-ve kundër Iranit dhe thotë se lëvizja e tyre, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) është gati të shkaktojë kolapsin e sundimit klerik përmes "njësive të rezistencës" së tyre brenda vendit.

Rajavi tha ... se protestat që nga 2017 tregojnë rritjen e opozitës ndaj qeverisë.

Anëtarët u mblodhën në Paris më 8 shkurt, për të shënuar përvjetorin e revolucionit, ku iu bashkuan dhe iranianët nga diaspora si dhe disa zyrtarë dhe personalitete franceze duke përfshirë edhe djalin e ish presidentit Francois Mitterand.

NCRI-ja ka tërhequr mbështetës të shquar, përfshirë Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA John Bolton dhe avokatin e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, Rudy Guiliani, i cili foli në konferencën e NCRI-së organizuar në periferi të Parisit vitin e kaluar.

Rajavi thotë, se sanksionet e SHBA kanë dobësuar në mënyrë efektive qeverinë, duke i  ndaluar ato burime që financojnë aktivitetet e Gardës Revolucionare."Vuajtjet e popullit janë rezultat i përvetësimit, vjedhjes dhe shpenzimeve të parave nga regjimi jashtë kufijve iranianë ..." tha ajo.

PMOI filloi si një grup i majtistëve islamikë kundërshtarë të Shahut të ndjerë të Iranit, por nuk ishin miqësor me klerikët shiitë, që morën pushtetin pas revolucionit të vitit 1979. Grupi ishte një nga fraksionet më të mëdha menjëherë pas revolucionit të vitit 1979.

Maryam Rajavi tha: "Përmbysja e regjimit është më e më e mundur tani sesa në çdo kohë tjetër në të kaluarën. Regjimi është në një situatë kritike dhe shumë të paqëndrueshme. Njerëzit janë të pakënaqur dhe duan ndryshimin e regjimit, dhe në të njëjtën kohë (Këshilli Kombëtar) Rezistenca e Iranit është më e përgatitur se në çdo kohë tjetër për të organizuar një kryengritje dhe për të sjellë përmbysjen e regjimit ".

Ajo theksoi: "Iluzioni i moderimit ka mbaruar. Sigurisht që (Këshilli Kombëtar) Rezistenca e Iranit e dinte atë që nga fillimi dhe ka thënë në mënyrë të përsëritur, se gjarpri kurrë nuk do të lindë një pëllumb. Por vendet perëndimore mendonin se ky regjim mund të funksiononte, megjithëse ishte një justifikim për politikën e tyre të zbutjes. Por populli i Iranit vitin e kaluar e hodhi poshtë këtë ide duke hedhur parrulla në rrugë, “reformator, loja ka mbaruar”. Tani, të gjithë mund ta shohin, se qeveritë që pretendojnë të jenë të moderuara po përkrahin dhe ndjekin atë që kërkon udhëheqësi suprem ".

 

 

Ajo përsëriti: "Presioni i vërtetë i sanksioneve është në burimet jetësore të forcave shtypëse të regjimit, sepse paratë dhe përfitimet e çdo transaksioni ekonomik me Iranin shkojnë në Gardën Revolucionare Islamike. Dhe të ardhurat e Gardës shpenzohen vetëm për shtypjen, eksportimin e terrorizmit dhe nxitjen e luftës rajonale. Vuajtet e popullit janë rezultat i përvetësimit, vjedhjes

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.

Lajmi i fundit