Shtune, 23 Shkurt 2019 17:56

Ish-oficerja e kundër-zbulimit amerikan akuzohet për spiunazh për Iranin.

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

 

 

Ish-oficerja e kundër-zbulimit amerikan akuzohet për spiunazh për Iranin.

INU- SHBA-ja ka akuzuar një ish-oficere të kundërzbulimit të Forcave Ajrore si spiune të qeverisë iraniane duke iu dhënë atyre informacione ushtarake të klasifikuara si dhe ka ndihmuar Iranin të vërë nën shënjestër ish-bashkëpunëtorët e saj të mëparshëm, gjashtë vjet pasi ajo dezertoi në Iran.

Të mërkurën, Departamenti i Drejtësisë njoftoi, se Monica Elfriede Witt, 39 vjeçe, u kishte thënë agjencive iraniane të spiunazhit rreth ekzistencës së një programi ushtarak të posaçëm amerikan, si dhe identitetin e një oficeri të inteligjencës amerikane.

Sipas padisë së jurisë së madhe, Witt është akuzuar gjithashtu se ka ndihmuar Iranin për të tëvënë nën shënjestër  të paktën tetë nga kolegët e saj të inteligjencës. Një urdhër arresti ishte lëshuar për Witt, e cila është e lirë dhe besohet se jeton në Iran.

Gjithashtu të emërtuar në aktakuzë janë katër iranianë që punonin për Trupat e Gardës Revolucionare (IRGC) dhe u përballën me akuza për konspiracion, ndërhyrje në kompjutera dhe vjedhje identiteti, për të  shënjestruar ish-kolegët e Witt në vitet 2014 - 2015.

Personat - Mojtaba Masoumpour, Behzad Mesri, Hossein Parvar dhe Mohamad Paryar- duke përdorur llogari të rreme të mediave sociale u përpoqën të                                                      sigurojnë qasje të fshehtë në kompjuterat e atyre që kishin vendosur nën objektiv.

John Demers, ndihmës Prokurori i Përgjithshëm për Sigurinë Kombëtare, tha: "Ky rast nënvizon rreziqet e profesionistëve tanë të zbulimit dhe se deri ku mund të shkojnë kundërshtarët tanë për t'i identifikuar, ekspozuar, apo vendosur ata nën shënjestër, duke bërë që në disa raste të rralla, t’i kthejnë ata kundër kombit për të cilin janë betuar, se do ta mbrojnë. Kur profesionistët tanë të zbulimit vendosen nën shënjestër apo tradhtohen, Divizioni i Sigurisë Kombëtare do të vazhdojë pa pushim të kërkojë drejtësi kundër keqbërësve ".

Pozita e Witt në degën e Zbulimit së Forcave Ajrore i lejoi, që ajo të kishte akses në një program që "siguronte informacione të klasifikuara, përfshirë detajet e operacioneve të kundërzbulimit në vazhdim, emrat e vërtetë të burimeve dhe identitetet e agjentëve amerikanë të përfshirë në rekrutimin e këtyre burimeve".

Ajo u largua nga detyra aktive në vitin 2008, por ishte si bashkëpuntore për Departamentin e Mbrojtjes deri në vitin 2010 dhe kishte akses në program.

Ajo dezertoi në Iran në vitin 2013, pasi mori pjesë në dy konferenca "Hollywoodism" në Teheran, të cilat janë organizuar nga Forcat Quds të IRGC-së për të rekrutuar ish-oficerë të zbulimit; diçka që Departamenti i Mbrojtjes e kishte paralajmëruar atë.

Aktakuza përmendi se Witt kreu hulumtime online dhe krijoi "paketa shënjestre" për Iranin për të identifikuar, ndjekur dhe neutralizuar (dmth. për të vrarë) agjentët amerikanë të kundërzbulimit. Jay Tabb, drejtor ekzekutiv i FBI-së për Sigurinë Kombëtare, tha: "Ajo vendosi të kthehej kundër Shteteve të Bashkuara dhe të bëhej besnike e Iranit. Motivimi i saj kryesor duket se është ideologjik".

Departamenti amerikan i thesarit njoftoi gjithashtu sanksione kundër dy kompanive iraniane - New Horizon dhe Net Peygard Samavat -si dhe gjashtë individëve për dyshimin e piraterisë së kompjuterave të personelit amerikan.

Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin tha në një deklaratë: "Thesari po ndërmerr veprime kundër aktorëve të dëmshëm kibernetikë iranianë dhe operacioneve të fshehta që kanë shënjestruar amerikanët në vend dhe jashtë saj, si pjesë e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të luftuar sulmet kibernetike të regjimit iranian".

Publikuar: 14 shkurt 2019

 

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.

Lajmi i fundit