Enjte, 07 Mars 2019 21:41

Iran: Kriza përshkallëzohet pas dështimit të dorëheqjes së Zarif-it

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Iran: Kriza përshkallëzohet pas dështimit të dorëheqjes së Zarif-it

1 Mars, 2019 - Pas refuzimit zyrtar të dorëheqjes së tij nga Hassan Rouhani, Presidenti i regjimit të mullahëve në Iran, Mohammad Javad Zarif u kthye në punë të mërkurën si diplomat i lartë i regjimit. Dorëheqja dhe kthimi i Zarif-it në fakt ka intensifikuar dhe ka hedhur dritë mbi krizat në rritje të regjimit, si brenda vendit ashtu edhe në skenën ndërkombëtare.

"Dorëheqja e Ministrit të Jashtëm, që vjen në kohën më të keqe të mundshme, mund ta çojë Perëndimin në arritjen e këtij përfundimi, se kushtet ekonomike dhe jetësore të Iranit, status quo-ja politike dhe sidomos në nivelet e larta të vendimmarrjes, janë tërësisht të përfshirë nga kriza”, sipas një gazetë të lidhur me Gardën Revolucionare (IRGC).

Edhe mediat afër Rouhanit e përshkruan dorëheqjen e Zarif-it si një goditje të madhe të imazhit të regjimit në bashkësinë ndërkombëtare. Në anën tjetër, shefi i Forcave Quds të IRGC-së, Qassem Soleimani - me shumë gjasa sipas urdhrave të Liderit Suprem të mullahëve, Ali Khamenei - tha në mënyrë specifike, se Zarifi është përgjegjës për politikën e jashtme të regjimit.

Episodi i fundit ka katapultuar dilemat e mullahëve në një nivel krejt të ri, veçanërisht pas tërheqjes së SHBA nga marrëveshja bërthamore me të meta dhe kontroverse e vitit 2015 dhe faktit, se Teherani vazhdon të ballafaqohet me rezolutën në lidhje me Task Forcën e Veprimit Financiar (FATF).

"Kjo dorëheqje tregon, se qeveria luan një rol të vogël në përcaktimin e politikës së jashtme të vendit," sipas faqes shtetërore të internetit Fararu.

"Politika dhe pushteti nuk kanë vend në qeveri. Kjo ka kuptim të thellë dhe dorëheqja e Zarifit i dha fund imazhit të qeverisë në spektrin politik të Iranit në lidhje me politikën tonë ndërkombëtare. Nga pikëpamja e një të huaji, qeveria dhe Ministria e Jashtme nuk kanë rol ose ndikim të rëndësishëm në këtë çështje, "shkruante e njëjta faqe interneti duke cituar Mehdi Motaharnian, një ekspert i afërt në rrethin e brendshëm të Rouhanit.

"Nëse Zarifi synon që në të vërtetë të kthehet në aparatin qeveritar si Ministër i Jashtëm, duke ndjekur metodën që ai zgjodhi për të njoftuar dorëheqjen e tij, në të vërtetë do të jetë fillimi i fundit të tij ... politika e jashtme e vendit nuk është në duart e qeverisë, për të ndryshuari një ministër të jashtëm apo edhe presidentin. Politika e jashtme e vendit është e detyruar të lëkundet në drejtime specifike dhe vendimet përfundimtare në lidhje me SHBA do të bëhen në gjashtë muajt e ardhshëm, "shtoi ai.

Fereydoon Majlesi, një ish diplomat i regjimit gjithashtu ndau shqetësimet e tij mbi këtë temë.

"Kjo nuk është më një çështje taktike. Është më shumë një çështje strategjike, që ka nevojë për kthimin e politikës së jashtme të shkatërruar në rrugën e hapur përmes marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 ... Në rrethana të tilla, në qoftë se nuk i miratojmë plotësisht rezolutat e FATF, kjo mund të çojë, që madje edhe presidenti të mos ketë zgjidhje tjetër veç dorëheqjes ," shkruan ai.

Nga ana tjetër, Hossein Shariatmadari, kryeredaktori i të përditshmes Kayhan, i njohur si zëdhënësi i Khameneit, shprehu tërbimin e tij për faktin se dështimi i dorëheqjes së Zarifit e la në hije  synimin e regjimit për të nisur një fushatë propagandistike rreth vizitës së diktatorit sirian Bashar Assad në Teheran.

"Kjo dorëheqje përkon pikërisht me vizitën e Bashar Assadit në Teheran! ... Ministria e Jashtme nuk ka dorëzuar një kartelë raportesh të pranueshme gjatë kohës së Zarifit dhe përfundimisht ka përfunduar me katastrofën e marrëveshjes bërthamore si shembulli kryesor në këtë drejtim ... Armiqtë tanë të huaj po e përshkruajnë dorëheqjen e Zarifit në mënyrë të tillë duke u tallur me (regjimin) si një dështim të shtetit ", tha ai.

Analiza nga PMOI / MEK

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.

Lajmi i fundit