Enjte, 14 Mars 2019 08:57

Iran: Katër të burgosur ekzekutohen me varje në Urmia, Zahedan

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Iran: Katër të burgosur ekzekutohen me varje në Urmia, Zahedan

Iran, 12 Mars 2019 - Katër të burgosur u ekzekutuan me varje në qytetet Urmia (Urumieh), në Iranin e  veriut dhe në Zahedan, në perëndim të vendit.

Tre nga të burgosurit, të identifikuar si Naji Omarzadeh, Khalil Salehi dhe Hossein Ebrahimi, u varën të hënën, më 11 Mars, në Burgun Qendror të Urmisë.

Të burgosurit u transferuan në ambjentet e izolimit të dielën, për tu ekzekutuar të nesërmen.

 Të dielën, regjimi iranian ekzekutoi me varje një tjetër të burgosur në qytetin Zahedan, në Iranin lindor. I burgosuri u identifikua si Ebrahim Karkije, 33 vjeç, i martuar dhe babai i dy fëmijëve. Ai dhe një i burgosur tjetër u transferuan në ambjentet e izolimit para ekzekutimit. Thuhet se i burgosuri tjetër është ende në ambjentet e izolimit në pritje të ekzekutimit.

Lexoni për më shumë:

Regjimi klerik që qeveris Iranin deri më tani është përballur me 65 dënime nga komitetet e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut për shkeljet e rënda të të Drejtave të Njeriut.

Të dhënat e tmerrshme të të Drejtave të Njeriut të regjimit iranian ishin temë e një konference ndërkombëtare në Gjenevë, mbajtur në Selinë Europiane të Kombeve të Bashkuara të enjten, më 7 mars 2019.

Një numër personalitetesh dhe ekspertësh të shquar morën pjesë në Konferencën në Gjenevë, e cila kishte siguruar të dhëna për mizoritë e Mullahëve kundër popullit iranian.

Raportuar nga PMOI / MEK  12.03.2019

 

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.

Lajmi i fundit