Enjte, 14 Mars 2019 09:11

Irani ka ekzekutuar 61 fëmijë në 10 vje

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

 

Irani ka ekzekutuar 61 fëmijë në 10 vjet

 Irani ka ekzekutuar të paktën 61 fëmijë në dekadën e fundit, sipas Raportuesit Special të Kombeve të Bashkuara për Iranin në një raport të ri të publikuar javën e kaluar, në kundërshtim të hapur me të drejtën ndërkombëtare.

Javaid Rehman citonte të dhëna, që tregonin se të paktën gjashtë fëmijë që kishin shkelur ligjin janë ekzekutuar në vitin 2018, të gjithë të moshës14 dhe 17 vjeç në kohën e krimit të supozuar. Ai vuri në dukje, se raportet e mëparshme të UN -it kishin treguar një model të ngjashëm, me 5 fëmijë shkelës të ligjit të ekzekutuar në vitin 2017, 5 në vitin 2016, 7 në 2015 dhe 13 në vitin 2014. Ai la të kuptohej, se janë të paktën ende edhe 85 fëmijë në rradhën e vdekjes.

Si gjithmonë me Iranin, ka të ngjarë që këto statistika të jenë më pak se e vërteta e madhe, sepse Irani i raporton më pak gjërat, që e bëjnë atë të duket keq.

Mosha në të cilën ju mund të dënoheni me vdekje në Iran është 9 vjeç për vajzat dhe 15 vjeç për djemtë.

DEGRADIMI I TË DREJTAVE TË NJERIUT

Raporti gjithashtu shpjegoi, se të drejtat e njeriut në Iran kanë vazhduar të degradojnë, që nga raporti i Raportuesit Special të vitit të kaluar në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut (UNHRC), për shkak të rritjes së represionit në vend, veçanërisht në lidhje me protestat e vazhdueshme dhe krizën ekonomike.

Në raport thuhet: “Raportuesi Special është i shqetësuar nga treguesit e një reagimi gjithnjë e më të madh ndaj protestave, me modelet e shkeljeve të së drejtës për jetën, të së drejtës për liri dhe të së drejtës për një gjykim të drejtë. Një numër gjithnjë e në rritje i mbrojtësve të të drejtave të njeriut, avokatë, gazetarë dhe aktivistëve të punës janë arrestuar ose sulmuar. Kreu i Gjyqësorit publikisht i përshkroi protestat si “rebelim” që synonte “tërheqjen e njerëzve në rrugë për të synuar vetë themelin e Republikës Islamike”.

Kjo është e dukshme së fundmi në dënimin e avokates së të Drejtave të Njeriut Nasrin Sotoudeh për mbrojtjen e grave, që protestuan kundër ligjeve të detyrueshme të hixhabit vitin e kaluar. Ajo po përballet me 34 vjet burg. Në të vërtetë, aktivistët e të drejtave të grave prej kohësh kanë qenë objektiv për regjimin e Mullahëve.

PENGJET

Rehman gjithashtu paraqiti gjendjen e vështirë të shtetasve të huaj të ndaluar në mënyrë të paligjshme në Iran, që Mullahët të mund ti përdorin ata në negociatat e tyre politike me Perëndimin. Në dhjetor, ishin rreth 30 shtetas me nënshtetësi të dyfishtë dhe shtetas të huaj të burgosur në Iran, duke përfshirë edhe punëtorin bamirës britanik-iranian Nazanin Zaghari-Ratcliffe, i cili u arrestua në vitin 2016 ndaj të cilit janë ngritur deri akuza spiunazhi.

Në raport shkruhet: "Qeveria ka prezantuar disa masa, të cilat kanë për qëllim nxitjen ekonomike, por arrestimet e avokatëve, mbrojtësve të të Drejtave të Njeriut dhe aktivistëve të punës sinjalizojnë një reagim gjithnjë e më të rëndë të shtetit".

Nga Jubin Katiraie , 8 Mars 2019

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.

Lajmi i fundit