Merkure, 03 Prill 2019 21:43

Maryam Rajavi bën thirrje për përpjekje të pavarura për ndihmë për viktimat e përmbytjeve në Iran

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Maryam Rajavi bën thirrje për përpjekje të pavarura për ndihmë për viktimat e përmbytjeve në Iran

01/04/2019

Përmbytje në zonën Masur në Khorramabad në perëndim të Iranit

 

Përmbytjet shkatërrimtare kanë prekur edhe një herë shumë zona të Iranit, veçanërisht provincat Khouzestan, Lorestan dhe Ilam, duke përmbytur dhjetra qytete e qindra fshatra. Mullahët kriminelë e të korruptuar nuk kanë marrë as masat më të vogla për t’u përballur me pasojat katastrofike të përmbytjeve, pavarësisht parashikimeve se do të kishte shira të dendur në këto rajone.

 

Njerëzit në shumë qytete dhe fshatra u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre, pa patur strehime të përkohshme, të cilat duhet të ishin bërë gati nga regjimi qeverisës për numrin e madh të viktimave.

Kreu i regjimit, Khamenei, ka heshtur lidhur me përmbytjet shkatërrimtare dhe pasojat e tyre katastrofike, ndërsa autoritete të tjera si Larijani dhe Rohani, si dhe anëtarë të kabinetit e komandantë të IRGC-së ndezën zemërimin publik duke e trajtuar këtë fatkeqësi si një mundësi për t’u fotografuar duke vizituar rajonet e prekura nga përmbytjet.

Një deputet nga Ahwazi, Javad Khazem-Nasab, e quajti vizitën e Rouhanit në Khouzestan të pafrytshme, duke akuzuar se qeveria ka dërguar “kryesisht makineri të vjetra e me defekte” në Khouzestan, si dhe duke shtuar se “mungesa e pastrimit të kanaleve kulluese dhe e menaxhimit të tyre” i ka shkaktuar këto përmbytje.

Situata në rajonet veriore të Iranit, në provincën Golestan dhe në qytete si Agh-Ghola e Gomishan mbetet kritike, pavarësisht se kanë kaluar dy javë që nga fillimi i përmbytjeve në këto rajone. Regjimi nuk ka marrë as masat më minimale për të zgjidhur problemet e rezultuara nga përmbytja dhe viktimat mund të mbështeten vetëm në veprimet për shpëtim të ndërmarra nga vetë populli.

Znj. Rajavi i bëri thirrje përsëri kombit iranian, sidomos të rinjve, që të ngrenë këshille popullore për të ndërmarrë veprime të pavarura për të ndihmuar viktimat e përmbytjeve, veçanërisht në Khouzestan, Lorestan dhe Ilam. Ajo vuri në dukje, se meqë Mullahët nuk shqetësohen për asgjë përveç ruajtjes së pushtetit të tyre të turpshëm dhe plaçkitjes së kombit, e vetmja mënyrë për t’u përballur me pasojat e përmbytjeve është solidariteti kombëtar.

Ajo shtoi, se Mullahët janë përgjegjës për faktin, që e kanë lënë vendin të pambrojtur përballë fatkeqësive natyrore, duke e shkatërruar mjedisin me shpyllëzime në mënyrë të pandreqshme, vjedhje të shumave të mëdha, dhe shpërdorim të burimeve të Iranit për qëllime represioni, terrorizmi dhe luftënxitjeje, dhe ata duhet të mbajnë përgjegjësi për miliona refugjatët dhe viktimat e panumërta të shkaktuara nga përmbytjet e fundit.

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.

Lajmi i fundit