Merkure, 03 Prill 2019 21:48

Iran- Keqmenaxhimi shkaktoi përmbytjet masive

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Iran- Keqmenaxhimi shkaktoi përmbytjet masive

Publikuar: 01 Prill 2019

Nga stafi INU

INU- Provincat anembanë Iranit janë përballur me përmbytje të mëdha, të cilat kanë shkaktuar plagosje dhe vdekje, si dhe shkatërrime të shtëpive dhe infrastrukturës.

Shkaktarët kryesorë të kësaj krize mjedisore janë shpyllëzimi dhe zhvillimet e pasurive të paluajtshme të ndërtuara në luginat e thara dhe në shtretërit e lumenjve. Paaftësia e agjencive qeveritare e ka përkeqësuar krizën.

Nuk janë bërë njoftime paraprake nga institucionet shtetërore, dhe agjencitë e ngarkuara me minimizimin e dëmeve të jetës dhe pronës, si dhe sigurimin e ndihmave në rast fatkeqësish, nuk mundën ti shpërndanin ato. Për shumë nuk ishte habi, që shumë institucione të destinuara për të menaxhuar krizën nuk ishin në gjendje ta bënin këtë. Në pothuajse çdo vend tjetër, qeveria do të kishte mbajtur përgjegjësi ligjore për dështime të tilla.

Por, përmbytjet u shkaktuan nga keqmenaxhimi nga regjimi i Iranit. Dëmi mjedisor është rezultat i shkeljeve të kushtetutës iraniane dhe detyrimeve të Republikës Islamike sipas konventave ndërkombëtare.

Shkatërrimi i pemëve, prerja e pyjeve dhe marrja në posedim e tokave të mbrojtura, të gjitha këto vepra shkelin nenin 50 të Kushtetutës së Republikës Islamike. Megjithatë, shpyllëzimi në Iranin e veriut është kaq i përhapur, saqë ekspertët iranianë kanë paralajmëruar se pas 30 vjetësh, të gjitha pyjet në vend do të jenë zhdukur. Në janar 2018, qeveria miratoi një ligj për të mbrojtur pyjet dhe kullotat, duke vendosur dënimin maksimal për prerjen e një peme në 375,000 toman, ose 90 dollarë. Një dënim i tillë i lehtë nuk do të ndalojë shkatërrimin aktiv të mjedisit.

Ndërsa neni 690 i Kodit Penal Islamik thotë: "Kushdo që (përmes ndonjë veprimi) përpiqet të krijojë dëshmi për marrjen në zotërim të pyjeve dhe kullotave kombëtare, maleve, kopshteve, pemëtoreve, ujërave, burimeve, lumenjve natyrorë, parqeve kombëtare, dhe objektet e blegtorisë dhe fermat, djerrinat dhe tokat e pa kultivuara dhe tokat dhe pasuritë e tjera që i përkasin qeverisë ... (ose) drejton një operacion, që shkatërron mjedisin dhe burimet natyrore, ose kryen ndonjë shkelje ose posedim, ose prishje të paligjshme të të drejtave në rastet e sipërpërmendura, do të dënohet nga një muaj deri në një vit burg ... ", veprime të pakta ligjore janë ndërmarrë kundër atyre që kryejnë këto krime kundër vendit.

Institucionet e Republikës Islamike janë fajtorët e fatkeqësisë së fundit të përmbytjeve, të cilat kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 28 ​​njerëzve dhe disa fëmijë të humbur. Këto institucione nuk kanë ndjekur ligjet dhe rregulloret e brendshme. Ata nuk e kanë marrë seriozisht mandatin e OKB-së për "mbrojtjen e personave në rastet e fatkeqësive". Ata kanë shkelur kushtetutën e vendit të tyre, gjë që ka rezultuar me vdekje dhe shkatërrime gjatë një kohe që duhet të kishte qenë e gëzueshme - festa e vitit të ri Iranian.

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.

Lajmi i fundit