Merkure, 03 Prill 2019 21:54

Regjimi iranian fsheh pasojat e vërteta të përmbytjeve nga frika e zemërimit popullor

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Regjimi iranian fsheh pasojat e vërteta të përmbytjeve nga frika e zemërimit popullor

 Garda Revolucionare: Muxhahedinët (PMOI/MEK), duke shfrytëzuar përmbytjet, shtrembërojnë besimin tek IRGC-ja, duhet të veprohet kundër tyre me vendosmëri.

Roli shkatërrues i Gardës Revolucionare dhe agjencive qeveritare, regjimi klerik përpiqet të parandalojë shprehjen e zemërimit të njerëzve dhe zbulimeve të mëtejshme nga kërcënimet dhe shtypja.

Njerëzit e Golestanit, të zemëruar nga mungesa e përgjigjes së qeverisë për shkatërrimet nga përmbytjet

Ndërsa roli i Gardës Revolucionare (IRGC) dhe institucioneve të tjera të qeverisë në pasojat e rënda të përmbytjeve, sidomos në Shiraz, po bëhet çdo ditë e më i qartë, Agjensia e Lajmeve e IRGC-së (Fars) njoftoi më 27mars, "Armiqtë, veçanërisht PMOI-ja, po përdorin përsëri thashetheme e gënjeshtra... Dhe duke shfrytëzuar incidentin e përmbytjeve, ata përpiqen ta shtrembërojnë mentalitetin dhe besimin e popullit ndaj IRGC-së revolucionare dhe popullore, në mënyrë që t’i bëjnë Gardën Revolucionare dhe Forcat e Armatosura të duken pasive... Në këtë aspekt, autoritetet kompetente, organizatat e inteligjencës dhe sigurisë, si dhe drejtësia, duke ruajtur vigjilencën dhe duke vrojtuar këtë lëvizje të nënshtruar, sidomos në fushën e hapësirës kibernetike, duhet të vendosin një trajtim vendimtar ndaj gënjeshtarëve e atyre që hapin thashetheme ... "

Roli i IRGC-së në fatkeqësinë e Shirazit është bërë kaq i dukshëm, saqë Shamkhani, sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë së regjimit, nuk guxoi ta mohonte. Ai u detyrua të pohonte se "të gjithë ata që kanë ndërtuar përgjatë vijës së përmbytjeve të Darvazeh Qur'an, ku me sa duket ka qenë i përfshirë një kombinim i sektorit privat dhe sektorëve të shërbimeve dhe qeverisë, janë fajtorë. Nuk kam dijeni për faktin se një organizatë ushtarake ka ndërtuar një garnizon apo rrugë në rrjedhën e Darvazeh Qur’an."

Ministri i Brendshëm i Rouhani-t, Rahmani Fazli, tha: "... U kam thënë autoriteteve gjyqësore dhe prokurorit se agjentët që përpiqen t’i zmadhojnë problemet e zonave të përmbytura duke gënjyer e publikuar lajme të rreme duhet të trajtohen në një mënyrë të tillë, që të sigurohet qetësia e përgjithshme dhe psikologjike e viktimave. "(agjensia e lajmeve IRNA, 28 mars).

Mullahu kriminel Mohammad Jafar Montazeri, Prokurori i Përgjithshëm i Mullahëve, e quajti përhapjen e thashethemeve në hapësirën kibernetike si prishje të sigurisë së vendit dhe tha: "Pas identifikimit të burimeve të lajmeve të rreme, ata do të trajtohen në përputhje me rrethanat dhe është bërë koordinimi midis Prokurorit të Përgjithshëm të vendit dhe Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë "(agjensia e lajmeve IRNA, 28 mars).

Javad Javidnia, Asistenti i Prokurorit të Përgjithshëm për Hapësirën Kibernetike, i bëri thirrje Policisë FATA që të "monitorojë raportet e rreme, të merret me prodhuesit dhe publikuesit e lajmeve të rreme... Meqënëse krijuesit e thashethemeve të pavërteta janë gjithashtu bashkëpunëtorë në krim" (Agjensia e Lajmeve IRNA, 28 mars).

Koloneli i IRGC-së, Davood Moazami Goodarzi, zëvendës i policisë FATA në Teheran, tha: “Policia monitoron gjithashtu foto dhe filmime joreale që u atribuohen incidenteve të brendshme, dhe sapo të identifikohen publikuesit e këtyre fotove, ata do të trajtohen si duhet dhe në disa raste janë identifikuar, dhe po konsiderohen procedimet ligjore." (Klubi i Gazetarëve të Rinj)

Koloneli i IRGC-së Fakhreddin Tavakoli, kreu i policisë FATA në provincën Qazvin, tha "krijuesit e thashethemeve duan vetëm të krijojnë ankth të përgjithshëm dhe frikë tek njerëzit." Në fund, Tavakoli u bëri thirrje të gjithë qytetarëve, që të informonin në uebsitin e policisë FATA po të shihnin raste të dyshimta.

Ndërkohë, në shumë pjesë të vendit, IRGC-ja nuk po i lejon njerëzit të ndihmojnë viktimat e përmbytjeve, në mënyrë që të parandalojë zbulimin e fakteve.

Publikuar më 30 Mars 2019

 Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
28 mars 2019

 

 

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.

Lajmi i fundit