Hene, 08 Prill 2019 21:34

SHBA -ja do të shpallë organizatë terroriste Gardën Revolucionare të regjimit Iranian (IRGC)

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

SHBA -ja do të shpallë organizatë terroriste Gardën Revolucionare të regjimit Iranian (IRGC)

Shtetet e Bashkuara pritet të emërtojnë Trupat elite të Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC), si një organizatë të huaj terroriste, thanë për Reuters tre zyrtarë amerikanë, duke shënuar për herë të pare, që Uashingtoni do të etiketojë zyrtarisht si grup terrorist ushtrinë e një vendi tjetër.

Shtetet e Bashkuara i shtuan Trupat e Gardës Revolucionare Islamike Iraniane (IRGC-në) në listën e sanksioneve antiterroriste në tetor 2017, por në deklaratën e njoftimit të vendimit, Departamenti i Thesarit theksoi, se akti nuk nënkuptonte që SHBA-ja e kishte etiketuar IRGC-në si një organizatë të huaj terroriste.

Ndërsa Thesari mund të vendosë sanksione për çdo organizatë, grup ose individ që konsiderohet si i lidhur me terrorizmin, përcaktimi i një grupi si një organizatë e huaj terroriste është një hap më serioz.

Aktualisht, IRGC -ja është nën sanksionet e Thesarit për aktivitetet e saj të lidhura me terrorizmin.

Irani gjithashtu ka ushtrinë e tij të rregullt, kryesisht të komanduar nga oficerët e IRGC-së, por forca kryesore, me pjesën më të madhe të pushtetit politik dhe ekonomik, janë Trupat e Gardës.

IRGC-ja është gjithashtu forca kryesore, që shtyp opozitën dhe arreston disidentët. Si në 2009 ashtu edhe në 2017-2018, IRGC-ja dhe organizata lidhur me të, kanë luajtur një rol të madh në shtypjen e protestave masive dhe arrestimin e mijëra njerëzve.

Sipas zyrtarëve vendimi pritet të shpallet nga Departamenti i Shtetit të SHBA, ndoshta herët të hënën.

Ky veprim është përfolur për vite me rradhë, por vendimi për të vepruar është një hap tjetër në politikën e administratës Trump për të rritur presionin ndaj regjimit iranian.

Ishte e kuptueshme që kur në janar 2019, Sekretari i Shtetit i SH.BA-së Michael Pompeo deklaroi në Kajro se Shtetet e Bashkuara nuk do tí mbrojnë më Mullahët që sundojnë Iranin dhe shtoi: "U bashkuam me popullin iranian në thirrjen për liri dhe llogaridhënie." Presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane, zonja Maryam Rajavi, përshëndeti largimin e SHBA-ve nga politikat, viktimat e para të të cilëve kanë qenë populli iranian dhe Rezistenca Iraniane dhe në emër të Rezistencës Iraniane, përsëriti nevojën për të ndërmarrë hapa konkretë kundër fashizmit fetar që sundon në Iran, mes tyre: "Përcaktimi i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) në tërësi si subjekte terroriste nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Bashkimi Europian; "

Nga shkrimtari i stafit më 06 Prill 2019.

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.

Lajmi i fundit