Merkure, 17 Prill 2019 20:31

Irani ndërmerr masa të ashpra për shtypjen e protestave, në vend që të merret me përmbytjet

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Irani ndërmerr masa të ashpra për shtypjen e protestave, në vend që të merret me përmbytjet

Ndërsa përmbytjet e tmerrshme po vazhdojnë të godasin Iranin duke prekur shumë qytete dhe fshatra deri në ditët e sotme, regjimi iranian jo vetëm që po dështon të mbrojë popullin e Iranit, por po i dënojnë ata në mënyrë aktive për përpjekjet e tyre për të mbrojtur njëri tjetrin ose për thirrjet ndaj Regjimit për reagimin e tij të dobët.

Në Khorasan, Hormozgan, Kerman dhe provinca të tjera iraniane, Mullahët kanë dërguar Trupat e Gardës Revolucionare (IRGC) për të parandaluar protestat popullore, që mund të çojnë në kryengritje për rrëzimin e regjimit.

Ata sollën milicitë e mbështetura nga Irani nga e gjithë Lindja e Mesme për të shuar protestat duke përdorur armë dhe automjete të blinduara, si:

  • Hashd al-Sha'bi (PMF), të cilët po përpiqen të rrisin ndikimin iranian në Irak
  • Nojaba, të cilët janë mercenarë të Forcave Qods irakiene, të cilët arritën me të gjithë menaxherët e zyrave të tyre përfaqësuese dhe Shefin e Këshillit Ekzekutiv të Lëvizjes Haj Nasr al-Shemri
  • Brigada Zeinbaiyoun, e cila lufton për Iranin në Siri për të mbështetur diktaturën e Bashar Assad
  • Divizioni Fatemiyoun, një grup i etiketuar terrorist nga SHBA, që lufton për Iranin në Siri

Në fakt, rreth 50 automjete me qindra militantë irakianë hynë në provincat perëndimore iraniane të prekura nga përmbytjet gjatë fundjavës. Iraj Masjedi, ambasadori i Iranit në Bagdad, tha për mediat shtetërore, se IRGC-ja dhe milicitë e tyre janë atje për të shpëtuar viktimat dhe për të shpërndarë ndihma, por nuk ka pasur prova për këtë. Shumë iranianë kanë pyetur në mediat sociale, se pse një vend me dy ushtri – IRGC-ja dhe ushtria iraniane - kanë nevojë për ndihmë nga milicitë e huaja për të ndihmuar në lehtësimin nga përmbytjet.

Ndërsa Jamal Shakarami, komandanti i IRGC-së në provincën Ilam, tha se milicitë ishin aleatë të Republikës Islamike. Për të qenë të qartë, ata janë aleatë të regjimit, jo të popullit.

Milicët u ftuan nga komandanti i Forcave Qods të IRGC-së Qassem Soleimani.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), shkruan më 14 prill: "Gjenerali IRGC-së Qasem Soleimani, kreu kriminel i Forcave Qods, ka shkuar në zonat e prekura nga përmbytjet për të monitoruar këto masa represive".

Iranianët në mediat sociale po e krahasojnë udhëheqësin Suprem të Iranit Ali Khamenein me njeriun e fuqishëm të Libisë Qaddafin në ditët e fundit të tij, ndërsa të tjerët po vënë në dukje, se regjimi duhet të jetë i tmerruar nga kryengritja e popullit të tij. Disa prej tyre kanë postuar edhe video të njësive të IRGC-së që përballen me njerëzit në zonat e prekura nga përmbytjet, me përshkrimet se fermeri Khuzestan Aboud Jalizi u qëllua për vdekje nga forcat IRGC-së pasi po protestonte.

Regjimi madje ka arrestuar 24 vetë në provincën Khuzestan, pasi kanë postuar online rreth dëmtimeve nga përmbytjet, sipas kolonelit IRGC-së Shahin Hasanwand.

16 prill 2019

Stafi Iran Probe

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.

Lajmi i fundit