Shtune, 20 Prill 2019 20:16

Irani shtyp protestën për mungesën e reagimit ndaj përmbytjeve duke përdorur milicitë irakiene

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Irani shtyp protestën për mungesën e reagimit ndaj përmbytjeve duke përdorur milicitë irakiene

Regjimi iranian ka dërguar ushtarakë irakianë, të shoqëruar nga Garda Revolucionare terroriste (IRGC-ja) dhe Quds Force, në zonat e goditura nga përmbytjet në provincën Khuzestan, nën pretekstin e shpërndarjes së ndihmave. Megjithatë, bota nuk duhet të mashtrohet.

Ky nuk është regjimi, që më në fund vendosi të veprojë për këtë problem imediat. Në fakt, është regjimi që përpiqet të shuajë protestat, që kanë shpërthyer si pasojë e mosveprimit të qeverisë. Milicitë janë atje vetëm për të shtypur popullin, jo për ti ndihmuar ata, dhe prania e milicive vetëm sa ka rritur zemërimin publik.

Në fund të fundit, shumica e vendeve do të mund të kërkonin ndihmë nga organizatat ndërkombëtare, si Kryqi i Kuq, ose të pranojnë oferta për ndihmë nga vendet më të pasura, si SHBA.

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) shkruan: "Ndërkohë që përmbytjet shkatërruese po prekin shumë rajone të vendit, si Khorasan, Hormozgan, Kerman dhe provinca të tjera të vendit, fashizmi fetar që sundon Iranin po përdor masa shtypëse kundër banorëve të këtyre zonave dhe parandalon protestat popullore, në vend që të ndihmojnë viktimat e përmbytjeve "

Për të qenë të qartë në lidhje me qëllimet e këtyre milicive, koloneli i IRGC-së Shahin Hasanwand tha, se 24 vetë u arrestuan gjatë fundjavës, pasi kanë postuar në internet në lidhje me përmbytjen, mungesën e ndihmës nga Mullahët dhe madje edhe për agjentët e regjimit, që shkatërronin barrierat kundër përmbytjeve në mënyrë që uji të godiste shtëpitë, në vend të puseve të naftës.

Populli i Iranit, duke përfshirë edhe fëmijët e vegjël, kanë bërë më shumë për të shpëtuar njerëzit, për të koordinuar përpjekjet e ndihmës dhe për të ndërtuar barrierat kundër përmbytjeve, sesa IRGC-ja dhe milicitë e tyre, edhe pse grupi i armatosur kishte akses në mjete, që mund të kishin qenë të dobishme, si makineri të rënda dhe objekte inxhinierike, varka dhe helikopterë.

Një ditë pasi Forcat Popullore të Mobilizimit (PMF), Zeinbaiyoun dhe Fatemiyoun u vendosën në atë zonë, media shtetërore filloi me sulmet mes fraksioneve, të cilat janë të zakonshme ndërmjet regjimit, ku ata të lidhur me qeverinë fajësuan IRGC-në dhe Udhëheqësin Suprem dhe anasjelltas. Ata po ashtu arritën deri aty sa të thoshin, se PMF-ja po ndihmonin për të parandaluar përmbytjet, që po preknin dhe qytetin irakien Amara.

Trupat u larguan nga Iraku këtë fundjavë, siç u konfirmua nga koloneli i IRGC-së Jamal Shakarami dhe ambasadori i Iranit në Bagdad Iraj Masjedi. Për më tepër, aty nuk janë dërguar vetëm militantët e vijës së parë të frontit. Zyrtarë kryesorë të Forcave Quds, duke përfshirë Gjeneralin e IRGC-së dhe terroristin e etiketuar nga SHBA, Qasem Soleimani dhe Shefi i Këshillit Ekzekutiv të Quds, kanë shkuar në zonat e përmbytura për të monitoruar në mënyrë specifike këto masa represive.

17 prill 2019

Nga stafi IranProbe

 

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.

Lajmi i fundit