Enjte, 24 Gusht 2017 00:00

Kuvajti arrestoi një tjetër anëtar të grupit terrorist i lidhur me regjimin iranian

E martë, 22 gusht 2017

NCRI - Autoritetet e Kuvajtit njoftuan të shtunën, se ata kanë arrestuar një anëtar tjetër të një "qelizë terrori", që ka lidhje me regjimin iranian dhe Hezbollahun.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Kuvajtit, të shtunën në mbrëmje forcat e sigurisë kapën Abdul Mohsen Jamal Husain Al Shatti. Ai ishte gjykuar dhe dënuar në mungesë me 10 vjet burg.

Forcat e sigurisë së Kuvajtit njoftuan në vjeshtën e vitit 2015, se ishin gjetur 20 tonë armë dhe eksploziv në një fermë afër Al-Abdalit, që ndodhet në Irak. Për këtë u arrestuan 25 kuvajtianë dhe iranianë dhe u gjykuan për sabotim, spiunazh dhe lidhje me Iranin dhe Hezbollahun.

Në fillim të gushtit, Ministria e Brendshme e Kuvajtit njoftoi, se pas disa javësh kërkimi kishte arrestuar 12 anëtarë të qelizës "Abdali".

Ministria tha se ata janë kapur në zona të ndryshme përgjatë Kuvajtit. Ata ishin në arrati, që nga dënimi i tyre muajin e kaluar, ndërsa dy kuvajtianë të tjerë të dënuar dhe iraniani, Abdulreza Haidar Dahqani, i cili është dënuar me vdekje në mungesë janë ende të lirë.

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.