Djele, 27 Gusht 2017 00:00

Zbulohen tentativat e qëllimshme për fshehjen e krimeve të Iranit në Argjentinë.

Nga stafi i Iran Probe

2017/08/27

Bombardimi terrorist nga Irani i qendrës AMIA në Buenos Aires, Argjentinë, që rezultoi me vdekjen e 85 civilëve të pafajshëm, është nën shqyrtim nga gjyqësori i këtij vendi.

Gjykata e Lartë argjentinase ka mbështetur hetimet ndaj ish-presidentit dhe Ministrit të Jashtëm me akuzat për tradhëti dhe fshehjen e një memorandumi mirëkuptimi me Iranin. Kjo gjykatë rrëzoi në mënyrë unanime kërkesën e apelit.

Gjatë hetimit të marrëveshjeve të bëra midis ish-qeverisë së Argjentinës dhe Iranit, u zbulua se në vitin 2011 diplomatët më të lartë të dy vendeve zhvilluan një takim në Siri.

Ky takim,  i përmendur më parë, u konfirmua në seancën gjyqësore të së mërkurës nga Roberto Ahuad, ish ambasador i Argjentinës në Siri.

E përditshmja Clarian shkruan në lidhje me këtë, se dëshmia e dhënë nga Ahuad dhe dëshmitarë të tjerë, mbështet më shumë se kurrë më parë, pretendimet e ngritura nga prokurori publik i Argjentinës, Alberto Nisman, i cili ka thënë se qëllimi i marrëveshjes mes Argjentinës dhe Iranit ishte, që së pari dhe më kryesorja të lehtësojë urdhër - arrestet e lëshuara për pesë zyrtarë iranianë me akuzat për përfshirje në këtë bombardim.

Bordi editorial i Wall Street Journal gjithashtu publikoi ​​një raport duke iu referuar rolit të regjimit iranian në vrasjen e Nismanit.

"Prokurori federal argjentinas për çështjet penale, Ricardo Sáenz, njoftoi të hënën se një analizë e re toksikologjike në trupin e prokurorit të ndjerë argjentinas Alberto Nisman ka zbuluar drogë ketaminë, një anestetikë e përdorur kryesisht për kafshë," shkruhet në të.

"Ka një numër provash në lidhje me çështjen, që tregojnë se është vrasje; kjo do të ishte një më shumë ", tha z. Sáenz, i cili ka punuar vitin e kaluar, që çështja të kalojë në gjykatën federale, në mënyrë që ai të mund të marrë përsipër hetimin.

"Në vitin 2006 Nisman paditi shtatë iranianë dhe një anëtar libanez të Hezbollahut për bombardimet, të cilat vranë 85 vetë. Nismani vdiq një ditë para se ai të dëshmonte para Kongresit Argjentinas lidhur me zbulimet e tij më të fundit. Ai pretendoi, se presidentja e atëhershme Cristina Kirchner dhe ministri i saj i jashtëm Hethor Timerman kishin bërë një marrëveshje me Teheranin, për ta mbyllur çështjen në këmbim të naftës iraniane dhe blerjes nga Irani të grurit argjentinas.

Në lidhje me lajmin e vdekjes së Nismanit, ... madje edhe zonja Kirchner pak më vonë hodhi poshtë teorinë e vetëvrasjes ... Provat e reja mund të çojnë në zbulimin e së vërtetës - nëse gjyqësori argjentinas lejon z. Sáenz të vazhdojë hetimin.

 

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.