Marte, 05 Shtator 2017 00:00

Organizata e Kombeve të Bashkuara raporton mbi Situatën e të Drejtave të Njeriut në Iran

 E shtunë, 02 shtator 2017 22:08

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara i paraqiti Asamblesë së Përgjithshme raportin e Raportueses Speciale për situatën e të drejtave të njeriut në Iran, Zj. Asma Jahangir.

Në vijim janë fragmente të këtij raporti dhe artikuj relevantë, që shqyrtojnë shkeljen e të Drejtave të Njeriut veçanërisht masakrën e vitit 1988 të të burgosurve politikë, kryesisht anëtarë dhe simpatizantë të PMOI / MEK. Titujt për secilin artikull janë përzgjedhur nga ne, për të sqaruar përmbajtjen e secilit paragraf dhe nuk janë pjesë e raportit kryesor.

Autori i krimit:

  1. Gjatë periudhës së regjistrimit të kandidatëve, gjithsej 1.636 individë, përfshirë 137 gra, paraqitën emrat e tyre si kandidatë për president. Megjithatë, në muajin prill, Guardian Council, një organ prej gjashtë klerikësh të emëruar nga Udhëheqësi Suprem që mbikqyr procesin zgjedhor dhe shqyrton kandidatët, njoftoi se vetëm kandidaturat e gjashtë burrave (0.37 për qind e aplikantëve) ishin miratuar. Midis tyre ishte Ebrahim Raisi, i cili thuhet se kishte shërbyer në një komision që kishte urdhëruar ekzekutimet jashtëgjyqësore të mijëra të burgosurve politikë në vitin 1988.

Fshehja e krimeve:

  1. Në mars, familjet që kishin vizituar një varrezë masive që ndodhet në qytetin e Mashhad, në provincën Razavi Khorasan, ku mendohet të jenë varrosur deri në 170 të burgosur politikë, thuhet se zbuluan se zona e mëparshme e sheshuar ishte mbuluar me dhe për të formuar një pirg dheu mbi varre. Në mes të muajit maj, thuhet se janë parë të punojnë buldozerë në një projekt ndërtimi drejtpërsëdrejti përgjatë varrezës masive në Ahvaz, që ndodhet në një pjesë toke djerrë 3 km në lindje të varrezave Behesht Abad, ku besohet të jenë varrosur mbetjet e të paktën 44 njerëzve të vrarë gjatë verës të vitit 1988. Thuhet se plani së fundmi do të rrafshojë bllokun e betonit që shënon vendin e varrezave dhe do të ndërtojë një "hapësirë ​​të gjelbër" ose ndërtesë komerciale mbi atë vend.

Dëshmitari i mbijetuar

  1. Në raportin e saj të parë për Këshillin e të Drejtave të Njeriut, Raportuesja Speciale përmendi rastin e Maryam Akbari Monfared, të cilës i ishte mohuar trajtimi mjekësor dhe u kërcënua me pezullimin e të drejtave të saj për vizita, pasi kishte publikuar një letër që bënte thirrje për një hetim të ekzekutimeve të vitit 1988. Në muajin maj, burri i znj. Akbari Monfared u thirr për tu marrë në pyetje nga Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë dhe u kërcënua me mundësinë se gruaja e tij të përballet me një shtyrje të dënimit me burg edhe me tre vjet të tjera dhe transferimin në një burg të largët në provincën Sistan dhe Baluchestan, nëse ajo vazhdon të shkruaj letra të hapura rreth ngjarjeve të vitit 1988.

Komiteti i Vdekjes

  1. Midis korrikut dhe gushtit 1988, mijëra të burgosur politikë, burra, gra dhe adoleshentë, thuhet se u ekzekutuan sipas një fatwa (dekreti) të lëshuar nga udhëheqësi i atëhershëm suprem, Ayatollah Khomeini. U krijua një komision tre-anëtarësh për të përcaktuar se kush duhej ekzekutuar. Trupat e viktimave thuhet se janë varrosur në varre pa shenjë dhe familjet e tyre asnjëherë nuk u njoftuan për vendndodhjen e tyre. Këto ngjarje, të njohura si masakrat e vitit 1988, nuk janë pranuar asnjëherë zyrtarisht. Në janar 1989, Përfaqësuesi Special i Komisionit për të Drejtat e Njeriut mbi situatën e të drejtave të njeriut në Republikën Islamike të Iranit, Reynaldo Galindo Pohl, shprehu shqetësim rreth "përgënjeshtrimit global" të ekzekutimeve dhe u bëri thirrje autoriteteve iraniane të zhvillojnë një hetim. Një hetim i tillë duhet ende të ndërmerret.

Zbulimi historik

  1. Në gusht të vitit 2016, u publikua një regjistrim audio i një takimi të mbajtur në vitin 1988 midis zyrtarëve të lartë të nivelit shtetëror dhe klerikëve. Regjistrimi zbuloi emrat e zyrtarëve që kishin kryer dhe mbrojtur ekzekutimet, duke përfshirë këtu edhe ministrin aktual të drejtësisë, një gjykatës aktual të gjykatës së lartë dhe kreun e një prej organizatave më të mëdha fetare në vend dhe kandidat në zgjedhjet presidenciale të majit. Pas publikimit të regjistrimit audio, disa autoritete klerike dhe shefi i gjyqësorit pranuan se ekzekutimet kishin ndodhur dhe, në disa raste, i kishin mbrojtur ato.

Zbulime të reja

  1. Gjatë periudhës raportuese, Raportuesi i Posaçëm vazhdoi të merrte informacione rreth ngacmimeve, kërcënimeve dhe ndjekjeve penale të mbrojtësve të të drejtave të njeriut duke kërkuar të vërtetën dhe drejtësinë në emër të individëve, të cilët thuhet se u ekzekutuan menjëherë ose u zhdukën me forcë gjatë viteve 1980.
  2. Ndër vite, janë publikuar një numër i madh raportesh në lidhje me masakrat e vitit 1998. Nëse numri i personave që u zhdukën dhe u ekzekutuan mund të vihet në dyshim, prova të shumta tregojnë se mijëra persona u vranë menjëherë. Kohët e fundit, këto vrasje janë pranuar edhe nga disa persona në nivelet më të larta të shtetit. Familjet e viktimave kanë të drejtë të dinë të vërtetën rreth këtyre ngjarjeve dhe fatin e të afërmve të tyre, pa rrezikuar ndëshkimin. Ata kanë të drejtën e ndjekjes në mënyrë ligjore, e cila përfshin të drejtën për një hetim efektiv të fakteve dhe  publikimin e së vërtetës; dhe të drejtën për dëmshpërblim. Prandaj, Raportuesi Special i bën thirrje qeverisë të sigurojë që të bëhet një hetim i plotë dhe i pavarur për këto ngjarje.

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.