Premte, 08 Shtator 2017 00:00

IRAN: Shpërthejnë protesta dhe përleshje në qytetin perëndimor për vrasjen e hamenjve nga IRGC-ja

 

Në qytetin e Banehit (Iranin perëndimor) shpërthyen protesta për vrasjen dhe plagosjen e disa hamenjve nga anëtarët e Forcave të Sigurisë Shtetërore (policisë) dhe Gardës Revolucionare (IRGC -së) të regjimit iranian, gjatë disa muajve të fundit.

Një grup i madh banorësh të qytetit u mblodhën jashtë zyrës së guvernatorit të martën (5 shtator) dhe kërkuan fundin e sulmeve kundër këtyre punëtorëve të varfër, që përpiqen të jetojnë duke transportuar ngarkesa të rënda mbi shpatullat e tyre duke kaluar kufirin me Irakun dhe Turqinë. Një numër i dyqaneve dhe tregjeve u mbyllën në mbështetje të protestës.

Forcat e sigurimit shtetëror të regjimit iranian u përleshën me protestuesit, sipas një numër  videoklipesh të shfaqura.

Trupat e Gardës Revolucionare të regjimit iranian goditën dhe vranë dy burra në qytetin perëndimor Baneh të hënën, më 4 shtator, dy javë pas vrasjes së një hamalli tjetër, nxiti protesta publike kundër regjimit.

Viktimat Heydar Faraji, 21 vjeç dhe Ghader Bahrami, 45 vjeç, u qëlluan dhe u vranë në rrethinat e qytetit të Bazarit.

Anëtarët e familjeve të dy punëtorëve u mblodhën jashtë zyrës së Guvernatorit në qytet për të protestuar ndaj vrasjeve. Z. Bahrami, një nga viktimat, ishte i martuar dhe baba i katër fëmijëve.

Kohët e fundit, një anëtar i parlamentit të regjimit iranian pranoi, se dy javë më parë një tjetër hamall ishte vrarë nga anëtarët e IRGC-së në të njëjtin rajon. Ai paralajmëroi se incidente të tilla do të "preknin zemrat e njerëzve" në Kurdistan dhe rajone të tjera të vendit.

Më 29 qershor, dy hamenj të tjerë nga qytetet Sardasht dhe Piranshahr u plagosën rëndë, pasi forcat represive hapën zjarr dhe një minë tokësore shpërtheu.

Më shumë se 68,000 hamenj punojnë në provincat kufitare të Iranit, nga të cilat 16,000 deri në 18,000 janë në Piranshahr dhe Sardasht, dëshmojnë raportet.

 

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.