Enjte, 11 Janar 2018 00:00

Iran: Sindikatat e Pavarura të Punës dënojnë shtypjen e protestuesve

 

shtypjen e protestuesveNCRI - Në mbështetje të tubimeve të protestave të fundit në vend, sindikatat e pavarura të punës së Iranit kanë lëshuar deklarata të përbashkëta për të dënuar trajtimin e protestuesve nga ana e regjimit.

Pesë formacione të pavarura - Sindikata e Lirë e Punëtorëve të Iranit, Sindikata e Elektriçistëve dhe e Punëtorëve të Metalit të Kermanshahit, Sindikatat e Piktorëve të Provincës Alborz, Shoqata e Mbrojtësve së të Drejtave të Punëtorëve dhe Komiteti i Formimit të Sindikatave në Iran - kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët , duke dënuar vrasjen nga ana e regjimit të më shumë se 20 protestuesve, si dhe arrestimin e rreth 2000 vetëve, duke përfshirë 100 studentë, në qytete të ndryshme anembanë vendit.

Në deklaratën e tyre të përbashkët, sindikatat e pavarura i janë referuar represionit të regjimit kundër protestuesve si "deklarim i luftës së  sundimtarëve kundër masave të njerëzve të ngopur me situatën e mjerueshme të vendit".

Duke vënë në dukje se protestat e shpërndara të vazhdueshme  janë shndërruar në gjëmime anembanë vendit, deklarata thotë se "represioni më i dhunshëm vetëm do të çojë në daljen e më shumë njerëzve në rrugë dhe do t'u japë më shumë thellësi dhe hapësirë ​​protestave të tyre".

 

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.