Shtune, 13 Janar 2018 00:00

Protestat e Iranit nuk janë vetëm mbi korrupsionin e regjimit në ekonomi

 

NCRI - Protestat e përhapura kundër regjimit në Iran janë nxitur nga korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisë që ka fundosur ekonominë, veçanërisht që nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015.

Lee Smith, një anëtar i lartë i Institutit Hudson, vuri në dukje se protestat janë padyshim politike, duke qenë se protestuesit bëjnë thirrje për t'i dhënë fund regjimit, por ato nxiten nga faktorë ekonomikë që nuk janë zgjidhur nga marrëveshja bërthamore.

Smith tha: "Ekonomitë nën regjime autoritare si ai në Teheran gjithmonë pasqyrojnë arkitekturën politike të vendit. Shpërndarja e burimeve financiare dhe privilegjeve është mënyra sipas së cilës një regjim autoritar shpërndan favoret politike dhe tregon preferencat e tij politike. Protestat mbi ekonominë janë, sipas  përkufizimit, protesta kundër strukturës politike të regjimit. "

Me pak fjalë, marrëveshja bërthamore ka rritur vetëm paratë që Regjimi mund t'i përdorë për të ndëshkuar popullin e vet dhe për të bërë kërdinë në Lindjen e Mesme.

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.