Aktualitet Prokuroria nuk regjistron kallzimin penal nga Mostafa Mohammadi. Avokatja: Somayeh, me vullnet të lirë me MEK

 

21:30 - 29.08.18Gazeta Shqiptare

Nga Av. Dr. Margarita Kola

Në vijim të një kallëzimi nga Mostafa Mohammadi i cili pretendon se MEK ia ka rrëmbyer vajzën dhe po e mban kundër vullnetit të saj në Shqipëri, prokuroria e Rrethit Gjyqesor,Durres  e refuzoi kete kallëzimin me konstatimin  se Somayeh Mohammadi (38 vjec) është e lirë dhe qëndron me MEK me vullnetin e saj.  

Mostafa Mohammadi është nje person me kombesi  iraniane që jeton në Kanada dhe ka shtetësi kanadeze, dhe ka ardhur në Shqipëri më 5 korrik 2018 për ta mashtruar dhe provokuar opinionin publik në Shqipëri përmes një fushate denigruese kundër MEK, refugjatëve iranianë në Shqipëri.

Prokurori qe morri ne shqyrtim ceshtjen shkruan:

Më 25.07.2018, Somayeh Mohammady u intervistua, dhe ajo i refuzon të gjitha pretendimet e të atit në këtë kallëzim. Ajo deklaron se po qëndron me MEK me vullnetin e saj të lirë dhe nuk ka asnjë dëshirë të takohet me të atin.

Prokurori shton, meqë ajo e ka mbushur moshën tetëmbëdhjetë vjeç, ajo është e aftë të vendosë vetë për veten. Ajo nuk ka shprehur asnjë shqetësim përpara autoriteteve policore rreth qëndrimit të saj me MEK. Ajo ka kontaktuar gjithashtu Ministrin e Brendshëm dhe i ka kërkuar përjashtimin e babait të saj nga Shqipëria. Në këto rrethana, dhe sipas të dhënave të mbledhura, rezulton se nuk gjendemi përballë një fakti penal dhe ky material kallëzues duhet të mosfillohet.

Në një letër drejtuar Ministrit të Brendshëm, në intervista nga shtypi publik dhe në takime me personalitete e avokatë shqiptarë, Somayeh Mohammadi ne menyre te perseritur ka theksuar se që nga viti 2004 kur erdhi ne dijeni te faktit  se Mostafa Mohammadi është ngarkuar me detyrë nga Ministria e Inteligjencës e Regjimit Iranian (MOIS) kundër MEK dhe po e përdor vajzën e tij për të fituar para nga regjimi iranian, ajo nuk është takuar më me Mostafa Mohammadi-n dhe nuk dëshiron ta takojë më atë.

Somayeh Mohammadi ka sqaruar se, pas vendimeve të gjykatave kanadeze dhe irakene, vendimi i prokurorit shqiptar është disfata e tretë e turpshme e MOIS të regjimit iranian në përdorimin e Mostafa Mohammadi-t për të bërë presion maksimal psikologjik mbi të në mënyrë që ta detyrojë të dorëzohet dhe të bashkëpunojë me një regjim klerikal kriminel e radikal kundër MEK dhe mbeshtetesve  të saj.

Në të shkuarën, një Tribunal Gjyqësor dhe një Gjykatës Investigativ përkatësisht në Kanada dhe Irak, vende ku Somayeh Mohammadi ka jetuar më përpara, pas hetimeve tërësore, i kane refuzuar akuzat e ngjashme të Mostafa Mohammadi-t për vajzën e tij dhe për MEK.

Gjyqi Kanadez i Imigracionit vendosi më 19 shtator 2006 se Znj. Mohammadi ishte një anëtare e përkushtuar prej kohësh e PMOI-së dhe se ajo dëshironte të qendronte me kolegët e saj të PMOI në ambientet e Kampit Ashraf në IrakProcedimi gjyqësor kanadez i shqyrtoi të gjitha provat, dhe arriti në përfundimin se Znj. Mohammadi as nuk i ishte bërë shpëlarje truri dhe as nuk po mbahej kundër dëshirës së saj.

Në Irak, më 12 shkurt 2008, një gjykatës investigativ vendosi që Somayeh nuk ishte rrëmbyer dhe banimi i saj në kamp ishte i bazuar në vullnetin e saj të lirë dhe se ajo ishte anëtare e MEK. Ajo ka thene se kallëzimet e prindërve të saj janë të pavërteta dhe boshe. Është bërë e qartë që këto akuza nuk kanë bazë ligjore.

Aktualisht, dhjetëra refugjatë iranianë në Shqipëri kanë bërë kallëzime se janë viktima të sulmeve brutale të regjimit iranian dhe torturës psikologjike nga Mostafa Mohammadi në Irak, dhe u kanë kërkuar zyrtarëve ta arrestojnë dhe ta ndjekin penalisht atë.

Ka rezultuar e provuar se gjatë muajve të fundit, regjimi iranian e ka përshkallëzuar veprimtaritë e tij terroriste kundër anëtarëve të MEK në Europë dhe SHBA. Dy terroristë të dërguar nga regjimi iranian, të cilët po planifikonin një sulm terrorist kundër MEK, u arrestuan dhe u përjashtuan nga Shqipëria marsin e shkuar. Më 30 qershor te ketij viti  katër terroristë të lidhur me regjimin iranian, njëri prej të cilëve ishte një diplomat zyrtar iranian, u arrestuan në Gjermani, Francë dhe Belgjikë. Ata kishin në plan të sulmonin një tubim të madh të MEK në Paris. Për më tepër, Departamenti amerikan i Drejtësisë, Distrikti i Kolumbisë, informoi më 20 gusht po te ketij viti se kishin arrestuar dy agjentë iranianë të cilët po mblidhnin informata dhe spiunonin mbi anëtarët e MEK në SHBA, dhe ia përçonin këto informata regjimit iranian.

Komiteti i Juristëve për PMOI-në në Shqipëri (CJPA), duke shprehur shqetësimin e tij për veprimtaritë terroriste të regjimit iranian veçanërisht kundër anëtarëve të MEK, refugjatë në Shqipëri, kërkon që Mostafa Mohammadi të përzihet  përgjithmonë dhe sa më shpejt të jetë e mundur nga Shqipëria për shkak të gjithë shantazhit dhe trazirave të jashtëligjshme që po krijon. Qendrimi i tij i metejshem ne Shqiperi perben rrezik per sigurine e anetareve te MEK-ut ne Shqiperi .

Ne respekt te te Drejtave Universale te Njeriut

Drejtor ekzekutiv

Av. Dr. Margarita Kola

Share this article

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.