Sekreti i muxhahidinëve iranianë në Tiranë që po afron Donald Trump-in me Edi Ramën

Date:

Prej mbi dy vjetësh Shqipëria është thyer në destinacion i shpeshtë për politikanë të lartë amerikanë, ndërkohë që zyrtarët shqiptarë thirren shpesh në takime misterioze por të rëndësishme në kancelaritë e Uashingtonit.

Më 25 maj është planifikuar edhe një takim direkt mes Presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe kryeministrit Edi Rama, gjatë samitit të krerëve të shteteve të NATO-s.

Publikisht nuk thuhet asgjë dhe krijohet përshtypja që këtu fshihet diçka që po të dalë në dritë mund të shpërthejë, të plasë e shkaktojë gurgulenë pastaj.

E në fakt, shkak i kësaj heshtjeje dhe lëvizjeje të çuditshme janë 2 mijë persona iranianë, të cilët i sheh të veshur gati njësoj në rrugët e Tiranës.

Janë anëtarët e opozitës iraniane apo të Frontit Kombëtar të Rezistencës, të cilët tashmë janë transferuar edhe me udhëheqjen e tyre dhe kryetaren Maryam Rajavi, duke u bërë qendra e rëndësishme e gravitetit.

Para dy muajsh kemi thënë se muxhahidinët janë realisht pika e lidhjes së Edi Ramës me administratën Trump.

Dhe në fakt kështu ka ndodhur. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka shkuar deri në Shtëpinë e Bardhë, e më pas në Pentagon e Departamentin e Shtetit; kurse në Tiranë kanë ardhur senatorë, pjesëtarë të establishmentit të Trump etj.

Vizita më e fundit ishte ajo e republikanit John McCain.

Por e vërteta që fshehin muxhahidinët iranianë duket se është më e madhe se kaq.

Duket se pikërisht opozitarët e Iranit, të cilët kanë në mesin e tyre inxhinierë e fizikantë, kanë në Iran njerëzit e tyre që kanë marrë sekretin e përgatitjes së armës bërthamore të Iranit.

Janë ata që e kanë zbuluar atë për herë të parë dhe që më shumë se një grupim politik, ngjajnë me një organizatë që tentakulat i ka të fuqishme në terren.

Vetë PMOI, siç quhet në akronim, në një deklaratë nga Tirana të para pak ditëve theksonte:

Për 52 vjet PMOI-ja ka luftuar kundër dy diktaturave nën sundimin e shahëve dhe mullahëve, për të vendosur demokracinë në Iran. Rrjeti i tyre ku përfshihen njerëz nga të gjitha fushat e jetës, i ka dhënë kësaj organizate mundësinë për të pasur akses në informacionet sekrete të regjimit iranian. PMOI-ja ishte organizata e parë që sinjalizoi programin e armëve bërthamore të Iranit dhe parandaloi marrjen e armës atomike nga ky regjim”.

Dhe lëvizjet e administratës Trump ndaj Iranit janë forcuar duke krijuar premisat e një përplasje të fortë, që do të zëvendësojë statukuonë e mëparshme.

Dhe Shqipëria do të jetë një nga vendet ku kjo luftë ka bazën e saj logjistike, opozitën e Iranit.

Sekretari i Shtetit të SHBA, e deklaroi para pak ditësh se Uashingtoni tashmë do të ketë një qasje krejt tjetër dhe jo dialogun si Obama.

“Administrata Trump po kryen në të gjithë qeverinë një rishikim të politikës tonë mbi Iranin.

Sot dua të përmend provokimet alarmuese dhe të vazhdueshme të Iranit që eksportojnë terrorin dhe dhunën, duke destabilizuar disa vende njëherësh.

Irani është sponsori kryesor i terrorizmit në botë dhe është përgjegjës për intensifikimin e konflikteve të shumëfishta dhe minimin e interesave të SHBA-së në vende të tilla si Siria, Jemeni, Iraku dhe Libani dhe vazhdon të mbështesë sulmet kundër Izraelit.

Një Iran i pakontrolluar ka potencialin të ndjekë të njëjtën rrugë si Koreja e Veriut dhe të marrë botën së bashku me të.

Shtetet e Bashkuara janë të prirura të shmangin një provë të dytë se durimi strategjik është një qasje e dështuar.

Një politikë gjithëpërfshirëse e Iranit kërkon që t’i shikojmë të gjitha kërcënimet e paraqitura nga Irani dhe është e qartë se ka shumë.

Irani vazhdon të mbështesë regjimin brutal të Asadit në Siri, duke zgjatur një konflikt që ka vrarë rreth gjysmë milioni sirianë dhe ka zhvendosur miliona të tjerë. Irani mbështet regjimin e Asadit, edhe pse ai kryen mizori kundër popullit të vet, duke përfshirë edhe armët kimike. Irani siguron armë, financim dhe stërvitje, dhe fut luftëtarë të huaj në Siri. Po ashtu ka dërguar anëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit për të marrë pjesë në operacionet e drejtpërdrejta luftarake”.

Kjo fjalë e Sekretarit të Shtetit është shumë e qartë: po përgatitet përplasja e madhe me Iranin dhe Shqipëria do të jetë qendër e rëndësishme e zhvillimit, pasi këtu ndodhet opozita nga ku do të mbështetet kundërshtimi i regjimit të Teheranit.

Ndërkohë qeveria iraniane ka boshatisur të gjithë ambasadën e vendit të tij në Tiranë dhe e ka zëvendësuar me një staf komplet nga shërbimi sekret. Ambasadori i Iranit dhe të gjithë diplomatët janë pjesë e shërbimit sekret Iranian. Pra ka përfunduar diplomacia dhe këtu po punohet si në luftë…/tesheshi.com/

Share this article

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.