Sanksionet e SHBA-ve, shqetësojnë Iranin

29/07/2017

Top Channel

Sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara prekin, përveç Rusisë, edhe Korenë e Veriut e Iranin.

Zyrtarët e regjimit iranian, sipas disa vëzhguesve, i druhen efektit të masave të mëtejshme shtrënguese dhe më shumë sesa atyre ekonomike, ia kanë frikën veprimeve kundër rojeve revolucionare islamike. 

Vendosja e sanksioneve mbi organizmin që garanton mbrojtjen e regjimit sundues të vendit, shihet prej kundërshtarëve të tij si hap i nevojshëm dhe madje i vonuar. 

Ata këmbëngulin se rojet revolucionare janë entiteti kryesor përgjegjës për shtypjen që ekziston në vend, eksportin e terrorizmit dhe ekstremizmit dhe sigurimin e armëve të rrezikshme, si atyre nukleare dhe raketave balistike. 

Ndryshimi i regjimit në Iran ishte temë qendrore e takimit të përvitshëm masiv, të rezistencës iraniane në Paris. Shumë prej të pranishëmve në konferencën e Mujahedin-e-Khalq, treguan se sa e rëndësishme është mbështetja e Shteteve të Bashkuara. 

"Ne ju përkrahim dhe i njohim vlerat tuaja. Qeveria amerikane e kupton rrezikun që buron nga Irani dhe ajo nuk ka për ta lejuar të krijojë një perandori në Lindjen e Mesme", deklaroi atëherë Rudi Xhuliani. 

Ndërsa ish kryetari i dhomës së përfaqësuesve, Neët Gingrich tha se prania e 3.000 pjesëtarëve të MEK në Shqipëri, ishte një grusht i fortë  për diktaturën në Teheran.

Ndryshe nga vende si Iraku, në rastin e Republikës Islamike ekziston një opozitë demokrate dhe e organizuar. Pavarësisht përndjekjes dhe tentativave për demonizimin e tyre, muxhahedinët E-Khalq e kanë vazhduar për gati 40 vjet luftën e tyre kundër regjimit.

Share this article

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.