Shtune, 12 Gusht 2017 00:00

11 gusht 2017-Mbështetësit e PMOI-së në Iran intensifikojnë fushatën për drejtësi për masakrën e vitit 1988

Mbështetësit e PMOI-së në Iran intensifikojnë fushatën për drejtësi për masakrën e vitit 1988

 E premte, 11 gusht 2017

NCRI - Mbështetësit e Organizatës së Muxhahedinëve Popullorë të Iranit (PMOI ose MEK) brenda Iranit, kanë xhiruar veten duke kryer akte të guximshme, ku kërkojnë drejtpërsëdrejti drejtësi për masakrën e vitit 1988 të më shumë se 30,000 të burgosurve politikë në Iran.

Skenat e filmuara në qytete të ndryshme iraniane në korrik 2017 tregojnë iranianë të guximshëm që ngrejnë flamuj dhe shpërndajnë fletushka për masakrën dhe u bëjnë thirrje Kombeve të Bashkuara për të nisur një hetim të pavarur dhe për të ndjekur penalisht autorët e këtij krimi të madh kundër njerëzimit.

Në bazë të një dekreti lëshuar nga Udhëheqësi Suprem i regjimit Khomeini në verën e vitit 1988, më shumë se 30,000 të burgosur politikë u ekzekutuan në masë, pasi refuzuan të hiqnin dorë nga bindjet e tyre politike. Shumica dërrmuese ishin anëtarë të grupit kryesor opozitar iranian, PMOI (MEK).

Aktivistët e rinj iranianë anembanë vendit kanë intensifikuar në javët e fundit fushatën e tyre publike sfiduese për drejtësi për masakrën e vitit 1988.

Media

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.