Djele, 04 Mars 2018 00:00

Prezantimi i Muxhahedinëve Iranianë në mediat egjiptiane

 

2018.3.3

Elbashayer online Egjipti

http://elbashayeronline.com/news-961479.html

 

Organizata e Moxhahedinëve të Popullit e Iranit (PMOI), u themelua rreth 54 vjet më parë në vitin 1965 me synimin për të vendosur lirinë dhe demokracinë në Iran gjatë diktaturës së monarkisë së Shahut.

Themeluesit e PMOI dhe shumë udhëheqës të saj u ekzekutuan nga diktatura e Shahut. Udhëheqës të tjerë u liruan nga burgjet nga populli gjatë javëve të fundit të revolucionit anti-monarkik në vitin 1979.

Pas rënies së Shahut në shkurt 1979, një klerik i quajtur Khomeini përvetësoi revolucionin e popullit për liri dhe themeloi qeverinë e tij ekstremiste të bazuar në ligje mesjetare duke përdorur emrin e Islamit.

Njerëzit në mbarë vendin, në veçanti studentët e universitetit dhe inteligjenca të mërzitur me regjimin e ri represiv dhe të prapambetur u bashkuan me PMOI-n. Qindra mijëra morën pjesë në takimet dhe demonstratat paqësore të PMOI. Regjimi iranian i shqetësuar nga mbështetja popullore në rritje ndaj PMOI-t, filloi të shtypte, arrestonte, torturonte dhe përfundimisht të ekzekutonte në masë anëtarët e PMOI. Deri tani, më shumë se 120 mijë anëtarë dhe përkrahës të PMOI janë ekzekutuar për krimin se duan lirinë.

Si rezultat i goditjes brutale, një numër i madh i anëtarëve të PMOI shkuan në mërgim në vende të ndryshme të botës. Po ashtu një numër i madh shkoi në kampin Ashraf në Irak, i vendosur në fqinjin iranian, për të vazhduar luftën e tij për demokraci dhe liri në Iran.

Pas vrasjes së mijëra njerëzve të pafajshëm në Iran, veçanërisht masakrës së më shumë se 30 mijë të burgosurve politikë të PMOI në verën e vitit 1988, Khomeini vdiq në qershor 1989. Një klerik tjetër i quajtur Ali Khamenei e zëvendësoi atë si udhëheqës i Republikës Islamike të Iranit. Shpejt u provua se ishte po aq i pamëshirshëm sa paraardhësi i tij.

Në vitin 2009, kur qeveria e Noori al-Maliki-t e lidhur me regjimin iranian erdhi në pushtet në Irak, qeveria  e al Maliki-t me urdhër të regjimit iranian kreu disa sulme kundër rezidentëve të Ashrafit dhe vrau më shumë se 140 rezidentë të Ashraf-it në Irak. Kjo vrasje brutale shqetësoi mjaft bashkësinë ndërkombëtare, domethënë qeveritë evropiane dhe amerikane. Përfundimisht, në një aksion ndërkombëtar humanitar të përbashkët, anëtarët e PMOI në Irak u transferuan në vende të tjera, veçanërisht në Evropë. Qeveritë e njëpasnjëshme  shqiptare të Partisë demokratike dhe më pas socialiste nga viti 2013 deri në shtator 2016 gjithashtu pranuan grupin më të madh të banorëve të Ashrafit.

PMOI është anëtari kryesor i koalicionit të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), një koalicion i grupeve dhe personaliteteve demokratike iraniane. Znj. Maryam Rajavi është presidentja e zgjedhur e NCRI me seli në Paris. Plani i saj me 10 pika për një Iran të lirë ka qenë i mirëpritur ndërkombëtarisht. Plani i 10 pikave përfshin: zgjedhje të lira, ndarje të fesë nga shteti, barazi gjinore dhe të drejta të barabarta të pakicave fetare dhe etnike, heqje të dënimit me vdekje, bashkëjetesë paqësore me vendet e tjera dhe paqe dhe bashkëpunim ndërkombëtar dhe rajonal si dhe respektim të Kartës së Kombeve të Bashkuara.

 Çdo vit, mijëra iranianë që jetojnë në vende të ndryshme anembanë botës vijnë në Paris, marrin pjesë në tubimin vjetor të PMOI-y për të treguar solidaritetin e tyre. Po ashtu marrin pjesë shumë personalitete ndërkombëtare përfshirë edhe  nga Shqipëria.

Përkundër të gjitha përpjekjeve të regjimit iranian gjatë katër dekadave të kaluara për të shkatërruar PMOI-n dhe kështu për të vrarë lëvizjen për liri në Iran, më 28 dhjetor 2017 filloi një kryengritje mbarëkombëtare në Iran që tronditi botën. Kryengritja po vazhdon në formën e manifestimeve publike, aksioneve protestuese dhe grevave megjithë shtypjen e gjerë.

Hassan Rouhani, President i regjimit iranian më 3 janar 2018 kontaktoi me presidentin francez Emmanuel Macron duke i kërkuar që ai të ndërmerrte veprime kundër PMOI-t që e akuzoi për nxitjen e protestave të fundit. Presidenti Macron e refuzoi kërkesën e tij. Më 9 janar 2018 Ali Khamenei, udhëheqësi suprem i regjimit gjithashtu tha lidhur me kryengritjen: PMOI ishte gati që prej muajsh më parë për të organizuar njerëz brenda vendit.

Niveli i intensitetit të kryengritjes dëshmoi se në sajë të luftës së vazhdueshme për më shumë se katër dekada të PMOI brenda Iranit, regjimi shtypës në Iran ka hyrë në fazën përfundimtare të përmbysjes së tij.

Media

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.