Premte, 03 Mars 2017 00:00

Një përshkrim i shkurtër i jetës së Maryam Rajavi

Një përshkrim i shkurtër i jetës së Maryam Rajavi Një përshkrim i shkurtër i jetës së Maryam Rajavi

Maryam Rajavi është presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës Iraniane (KKRI).

Lindur më 4 dhjetor të vitit 1953, në Teheran, Rajavi e filloi aktivitetin e saj politik pothuajse para 40 vjetësh. Rajavi ndoqi studimet e larta në Universitetin Teknologjik “Sharif” në Iran, ku përfundoi studimet Bachelor në Inxhinierinë Metalurgjike. Ajo shërbeu si organizatore e lëvizjes studentore kundër-Shahut për gjashtë vjet, dhe më pas iu bashkua Organizatës Popullore të Muxhahedinëve të Iranit në vitin 1979. Ajo ka qenë kandidate për deputete në vitin 1980 dhe u emërua kryetare e përbashkët e Organizatës së Muxhahedinëve në vitin 1985,  pozitë që e mbajti deri në vitin 1993, kur u bë Sekretare e Përgjithshme. Gjithashtu në vitin 1993 ajo u bë Presidente e zgjedhur e KKRI-së.

Rajavi beson se “Fundamentalizmi përbën një kërcënim madhor për paqen rajonale dhe globale. Qeverisja e mullahëve në Iran manipulon besimet fetare të më shumë se një miliard myslimaneve me qëllimin shtrirjen e pushtetit të tyre dhe përhapjen e tensioneve dhe krizës përtej kufijve të Iranit”.

Maryam Rajavi drejton luftën për demokraci në Iran. Ajo, duke qenë se ka mijëra mbështetës, drejton një fushatë globale që përfshin figurat më të shquara politike dhe shoqërore, ish-zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe ish-udhëheqës ushtarak, deputet dhe figura të tjera të jetës politike në SHBA, Kanada, Evropë dhe Australi, ndër të cilët mund të përmendim Rudy Guiliani, Newt Gingrich dhe gjeneralin James Jones. Vlerësimi dhe besueshmëria që kjo fushatë i ka dhënë KKRI-së ka rritur mbështetjen e luftës për përmbysjen e regjimit dhe për demokracinë në Iran.

Në një konferencë të mbajtur në qershor të vitit 2012, Rajavi organizoi një mbledhje ku u paraqiten deklarata nga më shumë së 4.000 parlamentarë nga 40 vende për të mbështetur Rezistencën Iraniane. Parlamentarët ishin pjesë e shumicave parlamentare të  Parlamentit Evropian, nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, si edhe parlamentarë nga 28 parlamente kombëtare që bënë thirrje për të siguruar mbrojtjen e qytetarëve të lëvizjes “Ashraf dhe Liberty” dhe nxiten komunitetin ndërkombëtare për të njohur Këshillin Kombëtar të Rezistencës Iraniane.

Rajavi gjithashtu luftoi me sukses për heqjen e OPMI-së (Organizata Popullore e Muxhahedinëve të Iranit) nga lista evropiane dhe amerikane e organizatave terroriste dhe për daljen në pah të marrëveshjeve të fshehta për ruajtjen e regjimit klerikal. Përpjekjet e saj çuan në heqjen e OPMI-së nga lista e Mbretërisë së Bashkuar, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.

Në mars të vitit 2013,  në ditën ndërkombëtare të gruas, Rajavi publikoi librin e saj të fundit, me titullin “Gratë Kundër Fundamentalizmit” në Frëngjisht. Libri pasqyron përvojat e grave të Rezistencës Iraniane që luftojnë kundër fundamentalizmit mysliman. Gratë kanë pasur pozita të rëndësishme në Rezistencën Iraniane, duke përbëre gjysmën e anëtarëve të KKRI-së.

Përpos luftës së saj për ndryshim dhe demokraci, Maryam Rajavi ka gjithashtu dëshirë ta drejtojë vëmendjen edhe te trashëgimia e pasur kulturore dhe artistike të Iranit, që është në rrezik. Shumë personalitete të shquara, si aktorë, regjisorë, artistë, piktorë, skulptorë, poetë dhe shkrimtarë kanë shprehur mbështetjen e tyre për platformën e saj të një Irani të lirë dhe laik.

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.