Premte, 03 Mars 2017 00:00

DHJETË PIKAT E PLANIT PËR IRANIN E ARDHSHËM NGA Maryam Rajavi

DHJETË PIKAT E PLANIT PËR IRANIN E ARDHSHËM NGA Maryam Rajavi DHJETË PIKAT E PLANIT PËR IRANIN E ARDHSHËM NGA Maryam Rajavi

Në një takim në Këshillin e Evropës, në prill të vitit 2006, Maryam Rajavi, presidente e Rezistencës iraniane, parashtroi vizionin e lëvizjes për Iranin e së ardhmes:

1. Sipas vlerësimit tonë, kutia e votimit është i vetmi kriter për legjitimitetin. Prandaj, ne kërkojmë një Republikë të bazuar në votimin e përgjithshëm.

2. Ne kërkojmë një sistem pluralist, lirinë e partive dhe të kuvendit. Respektojmë të gjitha liritë e individit. Ne theksojmë lirinë e plotë të shprehjes dhe të medias, si dhe akses të pakushtëzuar në internetit nga të gjithë.

3. Ne mbështesim dhe jemi të përkushtuar ndaj heqjes së dënimit me vdekje.

4. Ne jemi të përkushtuar ndaj ndarjes së fesë nga shteti. Do të ndalohet çdo formë diskriminimi kundër përkrahësve të çdo feje apo sekti.

5. Ne besojmë në barazinë e plotë gjinore në arenat politike, sociale dhe ekonomike. Ne jemi të angazhuar gjithashtu ndaj pjesëmarrjes së barabartë të grave në lidershipin politik. Çdo formë e diskriminimit ndaj grave do të hiqet. Gratë do të gëzojnë të drejtën për të zgjedhur lirisht veshjen e tyre. Ato do të jenë të lira për t’u martuar, divorcuar, arsimuar dhe punësuar.

6. Ne besojmë në sundimin e ligjit dhe drejtësisë. Ne duam të krijojë një sistem modern gjyqësor të bazuar në parimet e supozimit të pafajësisë, të së drejtës për t’u mbrojtur, të mbrojtjes së efektshme gjyqësore dhe të së drejtës për t'u gjykuar në një gjyq të hapur. Ne gjithashtu kërkojmë pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe gjyqtarëve. Ligji i Sheriatit do të shfuqizohet.

7. Ne jemi te angazhuar ndaj Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, dhe Rregulloreve dhe Konventave Ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Konventën Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike, Konventën kundër Torturës dhe Konventën për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit kundër Grave.

Ne jemi të angazhuar ndaj barazisë së të gjitha kombësive. Ne theksojnë planin për autonominë e Kurdistanit iranian, miratuar nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit. Gjuha dhe kultura e bashkatdhetarëve tanë, cilado qoftë kombësia e tyre, janë midis burimeve njerëzore të kombit tonë dhe duhet të përhapen dhe të promovohen për të nesërmen e Iranit.

8. Ne e njohim pronën private, investimet private dhe ekonominë e tregut. I gjithë populli Iranian duhet të ketë mundësi të barabarta në punësim dhe sipërmarrje biznesi. Ne do të mbrojmë dhe do të rigjallërojmë mjedisin natyror.

9. Politika jonë e jashtme do të bazohet në bashkëjetesën paqësore, paqen ndërkombëtare dhe rajonale, në bashkëpunim, si dhe respektimin e Kartës së Kombeve të Bashkuara.

10. Ne duam një Iran jo-bërthamor, të lirë nga armët e shkatërrimit masiv.

Maryam Rajavi është Presidentja e zgjedhur eKëshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), me një koalicion prej rreth 500 grupeve iraniane të opozitës dhe personalitete, të angazhuar për një republikë demokratike, laike dhe jo-bërthamor në Iran. Gjysma e anëtarëve të KKRI-së janë gra. Si një parlament në mërgim, detyra kryesore e Këshillit është zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për një Asamble Kombëtare Kushtetuese dhe Legjislative në Iran, jo më vonë se gjashtë muaj pas përmbysjes së teokracisë në pushtet.

Artikulli Le Monde vazhdon duke thënë: "Moxhahedinët nuk kanë reshkur me denoncimin, dokumentimin dhe nxitjen e thirrjeve për " parregullsi, presione, mashtrime dhe dhune " gjate raundit te parë të zgjedhjeve ... vëzhguesit e emëruar nga Moxhahedinet te cilët protestuan zgjedhjet për mashtrim u dëbuan nga lokalet, u rrahën dhe ne disa raste dhe u arrestuan ... "

Arsyetimi Khomeinit ishte se Rajavi kishte kundërshtuar referendumin kombëtar për kushtetutën e re të Iranit, i cili krijonte një qeveri teokratike. Rajavi kandidoi për një vend në parlamentin e Iranit por e humbi garën pas një mospërputhje mes numërimit te votave dhe procesit zgjedhor.

Maryam Rajavi është Presidentja e sapozgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI),me një koalicion prej rreth 500 grupeve iraniane të opozitës dhe personalitete, të angazhuar për një republikë demokratike, laike dhe jo-bërthamor në Iran. Gjysma e anëtarëve NCRI janë gra. Si një parlament ne mergim, detyra kryesore e Këshillit është që të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme për një Asamblesë Kombëtare Kushtetuese dhe Legjislative në Iran jo më vonë se gjashtë muaj pas përmbysjes së teokracisë në pushtet.

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.