Komiteti i Juristëve për PMOI në Shqipëri
24 Shkurt 2022
Të enjten në 17 shkurt, 2022, një faqe interneti e quajtur Exit publikoi një lajm krejtësisht të rremë, sipas të cilit një anëtar i Organizatës së Muxhahedinëve, së bashku me dy shqiptarë, grabitën një farmaci në zonën e Kamzës në Tiranë. Shkruar nga Alice Taylor, artikulli ia atribuon gënjeshtrat e tij një dokumenti të firmosur nga prokurorja Elina Kombi në Tiranë.
Në një kontakt të përfaqësuesve të CJPA dhe Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI) me prokuroren Elina Kombi, ajo theksoi se dokumenti i publikuar nga Alice Taylor në Exit ishte i fallsifikuar. Prokurorja theksoi:
- Emrat e muxhahedinëve janë futur dhe falsifikuar qëllimisht në një dokument tjetër që nuk ka lidhje me asnjë prej muxhahedinëve.
- Dokumenti origjinal lidhej me vjedhjen e një farmacie nga 3 adoleshentë shqiptarë, por në dokumentin e Exit në vend të të akuzuarit të parë është falsifikuar një emër si ai i muxhahedinëve me banim në Ashraf.
- Falsifikuesit nuk e kanë përmendur as datën e lindjes së këtij personi të ri, përfshirja e së cilës kërkohet në dokumente të tilla zyrtare.
- Në dokumentin e falsifikuar, letra është e Prokurorisë së Tiranës, por nënshkrimi dhe vula nën dokumentin e falsifikuar është e rreme, aq më tepër që vula e falsifikuar është e Prokurorisë së qytetit Podgradec (në Shqipërinë lindore), e cila nuk ka asnjë lidhje me Tiranën. Kjo në vetvete dëshmon se dokumenti është i fallsifikuar.
Gjithashtu, në lidhje me sa më sipër prokurorja Elina Kombi sot më datën 24.02.2022 ka depozituar kallëzim penal për veprën penale të “fallsifikimit të dokumentave“
Nga ana tjetër, policia shqiptare me një deklaratë të datës 17 shkurt 2022 njoftoi se dokumenti që i atribuohet policisë ishte gjithashtu fals dhe “është hedhur në qarkullim me qëllim dezinformimin e komunitetit.”
CJPA kujton se në një libër të një ish bashkëpunëtori të Ministrisë së Inteligjencës së Iranit, botuar në qershor, 2021 nga Hadi Sani Khani, Gjergji Thanasi prezantohet si agjent i Ministrisë së Inteligjencës së regjimit iranian që punon në Shqipëri për atë regjim. Ndaj, nuk është çudi që Z.Thanasi e publikoi dokumentin në faqen e tij në Facebook në të njëjtën ditë, më 17 shkurt 2022, në të njëjtën kohë me Exit.
Kjo nuk është hera e parë që Exit dhe Alice Taylor publikojnë dokumente false të agjentëve të regjimit iranian kundër muxhahedinëve në Shqipëri. Më 4 dhjetor 2021, Taylor pretendoi në një artikull tjetër në Exit se ajo kishte një dokument nga policia që akuzonte Muxhahedinët me bazë në Ashraf për trafik droge, pastrim parash etj., dhe se policia kishte arrestuar dy anëtarë të Muxhahedinëve në lidhje me këtë cështje.
Theksojmë se banorët e Ashrafit nuk kanë kryer asnjë krim në këtë vend, asnjëri prej tyre nuk ka kryer asnjë vepër të kundërligjshme dhe nuk është arrestuar si dhe ndaj tyre nuk është ngritur asnjë çështje penale në drejtësinë dhe prokurorinë shqiptare.
Nga ana tjetër, meqenëse Muxhahedinët e Iranit kanë qenë gjithmonë synimi i parë i terrorizmit të regjimit iranian, qëllimi i demonizimit, shpifjes dhe shkatërrimit të imazhit të tij është të hedhë bazat për akte terroriste, një shembull i të cilave u zbulua në detaje në tetor të vitit 2019 nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Shqiptare.
Për shkak të kërcënimeve terroriste ndaj jetës së refugjatëve iranianë që jetojnë në Ashraf 3, CJPA bën thirrje për ndjekjen penale nga policia dhe autoritetet gjyqësore shqiptare në lidhje me falsifikimin të dokumenteve qeveritare.
Avokatët e Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI) po e ndjekin çështjen përmes kanaleve ligjore.
Dr. Margarita Kola Av. Genci Gjokutaj
Drejtori Ekzekutiv Bordi Këshillimor
“Lidhur me lajmin e publikuar në disa media, mbi një raport të Policisë së Shtetit, dërguar ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, që aludon për përfshirjen e komunitetit të muxhahedinëve të strehuar në Shqipëri, në trafikun e klandestinëve dhe të drogës, informojmë se:
Policia e Shtetit nuk i ka dërguar asnjë raport të tillë apo ndonjë tjetër të ngjashëm ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në të cilin flitet për implikimin e grupit MEK në trafikun e klandestinëve apo të drogës. Gjithashtu theksojmë se asnjë raport i tillë nuk është hartuar nga strukturat e Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit sqaron se nga verifikimet e kryera rezulton që ky material është hedhur në qarkullim me qëllim dezinformimin e komunitetit.
Duke vlerësuar rolin e medias në informimin e publikut dhe rritjen e transparencës, kërkojmë që në interes të mirinformimit dhe për të shmangur lajme që çojnë në dezinformim, të kontaktohet zyrtarisht Policia e Shtetit, para publikimit”, thuhet ne reagimin e policise se Shtetit.