Enjte, 02 Maj 2019 20:16

Dy djem 17-vjeçarë u rrahën me kamzhik dhe u ekzekutuan fshehurazi në Iran - Amnesty International

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

 

 

Dy djem 17-vjeçarë u rrahën me kamzhik dhe u ekzekutuan fshehurazi në Iran - Amnesty International

Autoritetet iraniane kanë rrahur me kamzhik dhe kanë ekzekutuar fshehurazi dy djem nën moshën 18 vjeç, sipas Amnesty International, duke shfaqur një përbuzje të plotë për të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e fëmijëve.

Grupi i të Drejtave të Njeriut njoftoi më 29 prill 2019 se Mehdi Sohrabifar dhe Amin Sedaghat, dy kushërinj, u ekzekutuan më 25 prill në burgun e Adelabad në Shiraz, në provincën Fars, të Iranit jugor. Të dy u arrestuan në moshën 15 vjeçare.

Sipas informacioneve të marra nga Amnesty International, adoleshentët nuk ishin në dijeni, se ata ishin dënuar me vdekje, deri pak përpara ekzekutimeve të tyre dhe në trupat e tyre kishin shenja kamzhiku, që tregojnë, se ata ishin rrahur para vdekjes. Familjet dhe avokatët e tyre nuk ishin informuar paraprakisht për ekzekutimet dhe u tronditën kur e mësuan lajmin.

"Autoritetet iraniane kanë provuar edhe një herë, se janë të përgatitur në mënyrë të papërmbajtshme për t’i vrarë fëmijët, në flagrancë të mosrespektimit të së drejtës ndërkombëtare. Duket, se ata mizorisht për dy vjet nuk i kanë informuar dy djemtë ​​për dënimet e tyre me vdekje, i rrahën ata në momentet e fundit të jetës së tyre dhe më pas kryen ekzekutimet e tyre në fshehtësi, " tha Philip Luther, drejtor i Amnesty International në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

"Dënimi me vdekje ndaj njerëzve që janë nën 18 vjeç në kohën e krimit, është rreptësisht i ndaluar sipas ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut dhe është një sulm flagrant ndaj të drejtave të fëmijëve. Parlamentarët iranianë e kanë vonuar shumë për t'i dhënë fund kësaj situate të dhimbshme duke ndryshuar kodin penal për të ndaluar dënimin me vdekje ndaj kujtdo që është nën 18 vjeç në kohën e veprës penale ".

Regjimi i Iranit mbetet vrasësi kryesor i fëmijëve në botë. Si shtet palë në Konventën për të Drejtat e Fëmijës dhe Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike, Irani është i detyruar ligjërisht të trajtojë të gjithë nën moshën 18 vjeç si fëmijë dhe të sigurojë, që kurrë nuk do i nënshtrohen dënimit me vdekje ose burgut të përjetshëm.

Mehdi Sohrabifar dhe Amin Sedaghat u mbajtën në një qendër riedukimi për të mitur në Shiraz që nga viti 2017. Më 24 prill, ata u transferuan në burgun e Adelabadit, me sa duket pa e ditur arsyen. Të njëjtën ditë, familjeve të tyre iu mundësua një vizitë me ta, por nuk u ishte thënë, se po përgatitej ekzekutimi i tyre.

Të nesërmen, më 25 prill, familjet papritur morën një telefonatë nga Organizata e Mjekësisë Ligjore të Iranit, një institut shtetëror mjeko-ligjor, ku u informuan për ekzekutimet dhe atyre iu kërkua që të merrnin trupat.

Procedurat ligjore që çuan në dënimin e dy djemve për akuzat për përdhunim dhe dënimin ishin të padrejta dhe kanë shkelur në mënyrë flagrante parimet e drejtësisë për të mitur. Pas arrestimit të tyre, ata u mbajtën për dy muaj në një qendër të ndalimit policor, ku ata thanë se ishin rrahur, deklaroi Amnesty International. Ata gjithashtu nuk kishin akses me ndonjë avokat gjatë fazës së hetimit.

Praktika e nënshtrimit të fëmijëve për tu pyetur nga policia në mungesë të një kujdestari ose avokatit shkel Konventën për të Drejtat e Fëmijës, e cila parashikon, që fëmijëve në konflikt me ligjin duhet t’ju garantohet ndihmë e menjëhershme ligjore.

Amnesty International ka regjistruar ekzekutimin e 97 individëve në Iran, të cilët kanë qenë nën moshën 18 vjeçare në kohën e krimit mes viteve 1990 dhe 2018. Më shumë se 90 të tjerë mbeten në rrezik ekzekutimi.

Fakti që ekzekutimet e Mehdi Sohrabifar dhe Amin Sedaghat nuk u publikuan para se rastet e tyre të bëheshin të njohura për Amnesty International, përforcon shqetësimin e organizatës, se numri real i ekzekutimeve të shkelësve të mitur në vend është në të vërtetë më i lartë, se shifra që është rregjistruar. Shkelësit e mitur, që aktualisht janë në rreshtin e vdekjes, janë gjithashtu në rrezik të ekzekutohen në fshehtësi, nëse rastet e tyre nuk sillen në vemendje të organizatave të të drejtave të njeriut për fushatë publike dhe mbrojtje.

"Ne kemi identifikuar një prirje, në të cilën autoritetet iraniane po kryejnë ekzekutimet e shkelësve të mitur në fshehtësi dhe pa iu dhënë njoftim paraprakë familjeve, me sa duket në një përpjekje të qëllimshme për të shmangur zemërimin global. Kjo e bën atë më të rëndësishme për aktorët ndërkombëtarë me ndikim të tillë si BE-ja, për të rritur ndërhyrjet e tyre diplomatike dhe publike për të ushtruar presion ndaj Iranit që të ndalojë dënimin me vdekje ndaj të miturve, " tha Philip Luther.

Shumë prej tyre kanë kaluar periudha të zgjatura në rreshtin e vdekjes - në disa raste më shumë se një dekadë. Disa i kanë patur ekzekutimet e tyre të planifikuara dhe u janë shtyrë në mënyrë të përsëritur, duke shtuar më shumë vuajtjet e tyre. Kushte të tilla të pasigurisë, që shkaktojnë ankth të madh dhe shqetësim mendor, janë një trajtim mizor, çnjerëzor dhe degradues.

Dënimi me vdekje për përdhunim nuk lejohet sipas ligjit ndërkombëtar, i cili thotë, se përdorimi i tij duhet të kufizohet në krimet më serioze, duke përfshirë vrasjet me dashje.

Amnesty International e kundërshton dënimin me vdekje në të gjitha rastet pa përjashtim, pavarësisht nga natyra e krimit, karakteristikat e shkelësit, ose metoda e përdorur nga shteti për të vrarë të burgosurin. Dënimi me vdekje përbën shkelje të së drejtës për të jetuar dhe është dënimi më mizor, çnjerëzor dhe degradues.

Nga shkrimtari i stafit /  30 Prill 2019.

 

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.

Lajmi i fundit