Marte, 11 Qershor 2019 20:40

Arrestimet e avokatëve iranianë janë prova e fundit e zgjerimit të goditjes në mënyrë të vazhdueshme

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Arrestimet e avokatëve iranianë janë prova e fundit e zgjerimit të goditjes në mënyrë të vazhdueshme

Qendra për të Drejtat e Njeriut në Iran publikoi të mërkurën një raport i cili theksoi zgjerimin e synimeve ndaj avokatëve për të drejtat e njeriut. Ai vë në dukje se në më pak se një vit, të paktën tre avokatë të profilit të lartë janë arrestuar dhe i janë nënshtruar dënimeve të gjata në burg në lidhje me mbrojtjen e të burgosurve të tjerë politikë, qoftë në sallën e gjyqit ose nëpërmjet komunikimit publik. Për më tepër, EA Worldview publikoi të nesërmen një artikull, i cili ju drejtohej këtyre tre arrestimeve, para se të shtonte se të paktën pesë avokatë të tjerë janë arrestuar ose ndjekur penalisht gjatë së njëjtës periudhë, duke u bazuar në aktivitete që përfshijnë pjesëmarrjen në protesta politike paqësore, që konsiderohen " grumbullime të paligjshme "nga autoritetet e regjimit.

Personi më i fundit që është vendosur në shënjestër në këtë përqasje të ngushtë është Amirsalar Davoudi, dënimi i të cilit u konfirmua nga gruaja e tij më 1 qershor. Ai u dënua për katër akuza: "bashkëpunimi me një shtet armik përmes intervistave", "propagandë kundër shtetit," " fyerja e  zyrtarëve"dhe "formimi i një grupi për të përmbysur shtetin ". Në total, dënimi i tij për të gjitha këto akuza arrin në 30 vjet, megjithëse Kodi Penal ekzistues i Iranit specifikon, se në rastin e dënimeve të shumëfishta, të dënuarit duhet të vuajnë dënimin më të gjatë. Në këtë rast, ai do të arrinte në 15 vjet, por gjyqësori iranian gjithashtu ka një rekord të injorimit të ligjeve dhe standardeve të veta, me qëllim që të burgosurit politikë të ndëshkohen jashtëgjyqësorit.

Siç ka theksuar Amnesty International në mars, Nasrin Sotudeh u akuzua verën e kaluar për shtatë akuza, duke përfshirë "nxitje të korrupsionit dhe prostitucionit", "kryerjen e një akti mëkatar ... duke u shfaqur në publik pa hixhab(e pambuluar)" dhe "prishja e rendit publik". Amnesty shpjegon se "gjyqtari Mohammed Moghiseh , aplikoi dënimin maksimal ligjor për secilën prej shtatë akuzave të saj dhe pastaj i shtoi edhe katër vjet afatit të burgimit të saj, duke e rritur atë nga maksimumi ligjor prej 29 vjet në 33 vjet ". As Amnesty International pointed out in March

Akuzat lidhur me hixhabin dhe nxitjen ndaj prostitucionit rrjedhin nga mbrojtja e Sotoudeh të aktivisteve për të drejtat e grave dhe në mënyrë specifike pjesëmarrëseve në lëvizjen protestuese "Vajzat e Revolucionit të Rrugëve", ku gratë e reja demonstruan kundër ligjeve të detyruara të Iranit duke hequr mbulesat e tyre në hapësirat publike dhe duke i mbajtur ato në ajër si banderola. Arrestimet vazhdojnë ende në lidhje me atë lëvizje dhe lëvizjen e të drejtave të grave në përgjithësi. Të Drejtat e Njeriut për Iranin raportuan për një  arrestim të hënën, kur njoftuan se Saba Kord-Afshari ishte arrestuar gjatë një sulmi të dhunshëm në shtëpinë e prindërve të saj.

Raporti gjithashtu vuri në dukje tendencën e regjimit Iranian, që mbështetet në parimin e fajësisë me asociacion në dhënien e gjykimeve mbi rastet politike, madje edhe kur asociacionet relevante janë pjesë e një tregimi të pabazuar të prodhuar nga autoritetet arrestuese. Në këtë rast, kundërshtimi i demonstruar i Kord-Afsharit ndaj mbulesës së detyruar i drejtoi hetuesit të përqëndroheshin në krijimin e lidhjeve me aktivisten e të drejtave të grave në mërgim Masih Alinejad, fushata e së cilës në mediat sociale "liria e fshehtë", ndihmoi të frymëzonte protestat në Revolucionin e Rrugës.

E burgosura dhe familja e saj kanë mohuar një lidhje të tillë, por aktivizimi i Kord-Afsharit ishte mjaftueshëm i dukshëm për gjyqësorin, që të ngrinte akuzë për "komplot kundër sistemit". Përveç kësaj, ajo akuzohet për përhapjen e propagandës "nëpërmjet bashkëpunimit me grupe të opozitës "," nxitjen e imoralitetit "dhe" komplotim për të përmbysur sistemin ". Si kanë treguar shembujt e shumtë të burgosjeve politike gjatë viteve të fundit, regjimi iranian lidh virtualisht pothuajse çdo lloj mosmarrëveshjeje apo ndonjë lidhjeje me shtetasit perëndimorë, si dëshmi të përpjekjeve që lehtësojnë "përmbysjen e butë" të sistemit teokratik.

Avokatët e arrestuar kohët e fundit konsiderohen lehtësisht si viktima të taktikave të frikësimit të regjimit, por gjyqësori iranian po punon gjithashtu për ta bërë funksionalisht të pamundur në shumë raste mbrojten e të burgosurve politik, madje edhe kur një avokat është i gatshëm të marrë përsipër rreziqet që vijnë prej saj.

Torturimi gjatë marrjes në pyetje, në duart e forcave iraniane të sigurisë shpesh sjell rrëfime të rreme, të cilat mund të paraqiten në gjykatën revolucionare të vendit si prova e vetme në favor të dënimit. Përveç kësaj, rrëfime të tilla të detyruara shpesh janë transmetuar në median shtetërore iraniane, si pjesë e një përpjekjeje për të shpifur ndaj kundërshtarëve politikë dhe për të manipuluar ndjenjën publike lidhur me seancat e motivuara politikisht.

Publikuar: 08 Qershor 2019

Nga Edward Carney

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.

Lajmi i fundit