Hene, 17 Qershor 2019 14:03

I burgosuri politik vritet me thikë nga të burgosur që veprojnë në interes të autoriteteve iraniane

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

 

I burgosuri politik vritet me thikë nga të burgosur që veprojnë në interes të autoriteteve iraniane

Aktivisti i mediave sociale iraniane, Alireza Shir-Mohammad-Ali,

Një i burgosur politik 21 vjeçar u godit me thikë në burgun e madh famëkeq të Teheranit nga dy të burgosur, që ishin agjentë të autoriteteve, të hënën më 10 qershor.

Alireza Shir-Mohammad-Ali, nga Naziabadi, Teherani i jugut, u godit të paktën 40 herë nga Hamidreza Shojazadeh, i burgosur dhe në rreshtin e vdekjes për vrasje, dhe Mohammadreza Khalilzadeh, i dënuar me akuza për drogë, pavarësisht nga fakti se kriminelët e dhunshëm supozohet që të mbahen në ambjente të ndara nga të burgosurit e ndërgjegjes.

Megjithatë, një burim informimi tha, se të dy të dënuarit nuk vepruan në mënyrë të vullnetshme, por u rekrutuan nga autoritetet e burgut për të filluar një përleshje në ambjentin ku po mbaheshin Shir-Mohammad-Ali dhe një tjetër i burgosur politik Barzan Mohammadi. Ajo po përshkruhet si një përplasje midis të burgosurve, por autoritetet e burgut shkëputën linjat telefonike dhe i hoqën rojet nga ambjenti për të siguruar realizimin e planit të tyre.

Shir-Mohammad-Ali u godit me thikë në stomak dhe iu prenë arteriet kryesore. Ai vdiq para se të arrinte në Spitalin Firouzabadi në Shahr-e Ray. Mohammadi u plagos rëndë, por është ende në jetë.

   Shir-Mohammad-Ali dhe Mohammadi u futën në grevë urie që prej 14 marsit deri në 16 prill, ku kërkuan ndarjen e të burgosurve të kategorive të ndryshme; diçka, që mund ta kishte parandaluar këtë sulm. Ata gjithashtu protestuan për mungesën e sigurisë, standardet e tmerrshme të jetesës dhe kushtet e këqija shëndetësore në burgun e Madh të Teheranit, që është 32 km në jug të kryeqytetit.

Shir-Mohammad Ali u arrestua në korrik 2018 dhe përfundimisht u dënua me 8 vjet burg për fyerje të themeluesit të regjimit Ruhollah Khomeini dhe Udhëheqësit Suprem Ali Khameneit dhe për propagandë kundër regjimit.

Burgu i Madh i Teheranit, i cili njihet edhe si Fashafouyeh, fillimisht u ndërtua si një kamp përqendrimi për të dënuarit e drogës. Megjithatë, autoritetet iraniane kanë dërguar shumë të burgosur politikë dhe të burgosur të ndërgjegjes për të vuajtur dënimet e tyre në këtë burg.

Ka pasur gjithashtu një numër të konsiderueshëm raportimesh të kushteve të jetesës çnjerëzore në këtë burg, të tilla si ushqimi i papërshtatshëm, uji, strehimi dhe pajisjet e larjes. Përveç këtyre, të burgosurit politikë shpesh trajtohen me dhunë nga rojet ose nga të burgosurit e udhëzuar nga autoritetet.

Në shtator 2018, një grup i dervishëve të Gonabadit, një grup i vogël fetar, shpesh të shënjestruar nga autoritetet iraniane, u sulmuan për mbajtjen e një greve duke qendruar ulur për të protestuar ndaj rrahjeve të grave dhe të afërmve të tyre në Burgun Qarchak.

Ndërsa i burgosuri politik Soheil Arabi, i cili gjithashtu po vuan dënimin në këtë burg, është rrahur keq disa herë nga të burgosurit, që veprojnë në emër të autoriteteve.

13 Qershor 2019

 

Lajmi i fundit