Premte, 23 Gusht 2019 20:57

40 persona u dënuan me rrahje me kamzhik në Iran

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

40 persona u dënuan me rrahje me kamzhik në Iran

 Dyzet persona në provincën veriperëndimore të Ardabil-it në Iran kanë marrë dënime rrahje me kamzhik, sipas një nënpunësi të gjykatës, shumica e tyre për "prishjen e rendit publik".

Regjimi i Iranit nuk e konsideron rrahjen me kamzhik si një formë torturash dhe rregullisht e jep këtë dënim për një numër të madh të të ashtuquajturave "krime".

Po rritet numri i raporteve ku përmendet se Irani po përdor dënimet rrahje me kamzhik për të shtypur protestat kundër regjimit, dhe kjo është arsyeja pse ata kanë vënë në shënjestër aktivistët.

Unioni i Lirë i Punëtorëve të Iranit raportoi, se një nga anëtarët e tij, aktivistja e punës Azam (Nasrin) Javadi Khezri, u dënua me shtatë vjet burg, 74 rrahje me kamzhik, dhe iu ndalua përdorimi i një smartphone dhe pajisje të ngjashme. Ajo u arrestua gjatë një demonstrate në Ditën e Punës.

Më parë, kreu i Shoqatës së Mësuesve të Teheranit, Mohammad Taghi Falahi, u dënua me tetë muaj burg dhe 10 rrahje me kamzhik për aktivitetet e tij në sindikatë. Dënimi është pezulluar për tre vjet.

Ndërsa në 13 gusht, shtatë punëtorëve të fabrikës së kallamsheqerit Haft Tappeh në Shush, në jug-perëndim të Iranit, iu dha dënimi me tetë muaj burg (pezulluar) dhe 30 rrahje me kamzhik secilit. Një prej akuzave të ngritura kundër tyre ishte "prishja e rendit publik duke udhëhequr dhe qenë prezent në tubime të paligjshme dhe duke parandaluar aktivitetet e kompanisë".

Në fund të korrikut, Peiman Mirzazadeh, një këngëtar dhe aktivist kurd, u rrah me kamzhik 100 herë në burg. Ai u dënua me dy vjet burg dhe 80 rrahje me kamzhik për "blasfemi" dhe 20 rrahje të tjera për "pirjen e alkoolit", nga Dega e 110 e Gjykatës Publike Urmia.

Akoma më parë, Hamidreza Rahmati, i cili është anëtar i Shoqatës së Mësuesve në Isfahan, u dënua me 18 muaj burg dhe 74 fshikullime në publik nga dega e 103-të e Gjykatës Penale Shahreza.

Krimi i tij ishte mbajtja e një proteste përpara ndërtesës së Drejtorisë së Arsimit për të kundërshtuar arrestimin masiv të mësuesve aktivistë. Ai u akuzua për "prishje të rendit publik duke kryer një veprim jonormal".

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.

Lajmi i fundit