Merkure, 28 Gusht 2019 21:01

Varje publike në veri të Iranit; një grua ekzekutohet në Mashhad

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Varje publike në veri të Iranit; një grua ekzekutohet në Mashhad

   Regjimi iranian ka numrin më të lartë në botë të ekzekutimeve për frymë (shkelje e të drejtave të njeriut)

Iran, 27 gusht 2019 - Autoritetet në qytetin Babol në Provincën Mazandaran,në Iranin verior, varën një burrë në publik gjatë orëve të para të mëngjesit të së hënës, 26 gusht. Ky ekzekutim i tmerrshëm i një burri 25-vjeçar i identifikuar vetëm si "H” u krye në Parkun Babolkenar të qytetit. 

Në qytetin e Mashhadit, autoritetet e regjimit iranian ekzekutuan gjithashtu një grua në burg. Kjo është gruaja e 94-të e ekzekutuar gjatë mandatit të presidentit të regjimit iranian Hassan Rouhani. Dhe disa zyrtarë në Perëndim vazhdojnë ta përshkruajnë Rouhanin në mënyrë hipokrite si "të moderuar".

Burgu Gohardasht në qytetin Karaj, në perëndim të Teheranit, Iran

 Dhjetra roje burgu në burgun Gohardasht të Karaj, në perëndim të Teheranit, sulmuan të burgosurit e repartit 1 gjatë një bastisje në mëngjesin e së dielës, 25 Gusht, duke rrahur dhunshëm të burgosurit pa asnjë arsye.

Njëri nga të burgosurit me emrin Shahin Sheikhan, i cili protestoi për sulmet e rojeve u rrah rëndë dhe u transferua më pas në izolim.

"Duke ekspozuar të burgosurit të dënuar me vdekje në TV kombëtar, autoritetet (iraniane) dukshëm po përpiqen të bindin publikun për "fajin" e tyre, por ata nuk mund të maskojnë të vërtetën shqetësuese, se burrat e ekzekutuar u dënuan për vepra të paqarta dhe të përcaktuara në mënyrë të përgjithshme dhe u dënuan me vdekje pas gjyqeve shumë të padrejta, "tha Philip Luther, Drejtor i Kërkimeve dhe Avokatisë për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në Amnesty International, në atë kohë.

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.

Lajmi i fundit