Merkure, 04 Shtator 2019 17:32

Amnesty International: Kombet e Bashkuara duhet të hetojnë masakrën e Iranit të vitit 1988

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Amnesty International: Kombet e Bashkuara duhet të hetojnë masakrën e Iranit të vitit 1988

Në vazhdën e Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të zhdukura me dhunë, më 30 gusht, Amnesty International të mërkurën u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara të nisin një hetim të pavarur mbi masakrën në Iran në vitin 1988 të mijëra të burgosurve politikë.

Raporti i Amnesty International në dhjetor 2018 Sekretet e lara me gjak: Pse masakrat në burgjet e Iranit në vitin 1988 janë krime të vazhdueshme kundër njerëzimit, arriti në përfundimin, se duke vazhduar të fshehin në mënyrë sistematike fatin dhe vendndodhjen e viktimave të vrasjeve të fshehta pa gjyq të vitit 1988 në Iran, autoritetet iraniane po vazhdojnë të kryejnë ndaj njerëzimit krimin e zhdukjes me dhunë.

   Historiku i masakrës në Iran në vitin 1988

Në verën e vitit 1988, regjimi iranian ekzekutoi në mënyrë të menjëhershme dhe pa gjyq dhjetëra mijëra të burgosur politikë që mbaheshin në burg në të gjithë Iranin.

Fakte:

Më shumë se 30,000 të burgosur politikë u masakruan në Iran në verën e vitit 1988.

  • Masakra u krye në bazë të një dekreti të
  • Pjesa dërrmuese e viktimave ishin aktivistë të opozitës, Organizatës të Muxhahedinëve të   Popullit të Iranit (PMOI, Muxhahedin-e Khalq ose MEK).
  • Komisionet e Vdekjes miratuan të gjitha dënimet me vdekje.
  • Alireza Avaei, anëtar i Komisioneve të Vdekjes, është sot Ministri i Drejtësisë i Hasan Rouhanit.
  • Autorët e masakrës së vitit 1988 nuk kanë dalë kurrë para drejtësisë.
  • Më 9 gusht 2016, u botua për herë të parë një regjistrim audio i ish-trashëgimtarit të Khomeinit, ku pranohej se ajo masakër u krye dhe ishte porositur nga nivelet më të larta.

Lajmi i fundit