Merkure, 16 Tetor 2019 19:54

Të drejtat minimale të të burgosurve shkelen në burgjet në Iran

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Të drejtat minimale të të burgosurve shkelen në burgjet në Iran

  Iran, 12 Tetor 2019 — Raportet që vijnë nga brenda Iranit kanë të bëjnë me rritjen e presionit ndaj të burgosurve iranianë dhe përkeqësimin e kushteve të jetesës dhe të të drejtave të njeriut brenda burgjeve të Iranit. Në muajt e fundit, regjimi ka ndërmarë masa të ndryshme për të shkaktuar frikë në shoqëri dhe për t'i bindur njerëzit të mos ju bashkohen protestave, që po vazhdojnë në pjesë të ndryshme të Iranit.

 Situata në burgun qendror në Karaj

 Një nga objektet ku janë përkeqësuar kushtet për të burgosurit është burgu qendror në Karaj. Çdo sallë në burg ka kapacitetin për 200 persona. Por autoritetet e burgut kanë futur në mënyrë efektive 700 persona në secilën sallë. Për shkak të mungesës së hapësirës dhe shtretërve në qeli, shumë prej të burgosurve janë të detyruar të flenë në tokë dhe mbi kartona.

 Të burgosurit me sëmundje mendore dhe sëmundje ngjitëse si hepatiti, janë braktisur pa kujdes mjekësor, dhe ata janë përzier me të burgosur të tjerë, duke shkaktuar përhapjen e sëmundjeve të rrezikshme në popullatën e objektit.

 Burgu qendror Karaj gjithashtu ka kushte shumë të këqija sanitare. Të burgosurit përballen me mungesa të ujit në mënyrë të vazhdueshme. Çdo ditë, nga ora 2 deri në ora 6 pasdite, ndërpritet uji në objekt.. "

 Të burgosurve gjithashtu iu kërkohet të paguajnë për sapun dhe produkte të tjerë higjiene. Me këtë iu bëhet presion i mëtejshëm atyre, të cilët nuk kanë asnjë mjet për të fituar para dhe duhet të mbështeten te familjet e tyre për t’ju paguar shpenzimet.

Gjendje e tmerrshme e burgjeve në Iran

 Racionet e ushqimit në burgun qendror Karaj janë reduktuar në një të katërtën e asaj që kanë qenë më parë. Edhe buka iu është zvogëluar në krahasim me më parë dhe të burgosurit janë gjithmonë të uritur. Burgu ka një dyqan lokal, por i shet mallrat e tij disa herë më shtrenjtë se çmimi real. Të burgosurit duhet të marrin para nga familjet e tyre për të blerë ushqim te dyqani. Por shumë nga të burgosurit, që ishin përballur me presion ekonomik përpara se të hynin në burg nuk kanë mundësi për të blerë ndonjë gjë nga dyqani.

 Autoritetet e burgut e konsiderojnë çdo protestë, që përfshin dy ose më shumë njerëz si një trazirë dhe e shtypin atë brutalisht. Nëse të burgosurit vazhdojnë të protestojnë ndaj kushteve të këqija në burgun qendror Karaj, ata përballen me pasoja të rënda që janë krijuar për tu dukur si një "aksident" në klinikë, një "vetëvrasje" ose një grindje me të burgosurit e tjerë.

Shefi i burgut dhe gardianët kanë agjentë mes të burgosurve, të cilët i përdorin për të shtypur të burgosurit që nuk respektojnë rregullat e tyre brutale. Këta të ashtuquajtur agjentë, sulmojnë dhunshëm çdo të burgosur që udhëzojnë shefat e tyre. Ata përdorin thika dhe sende të mprehta për të sulmuar dhe vrarë të burgosurit.

Autoritetet e burgut janë gjithashtu të përfshirë drejtpërdrejt në shpërndarjen e lëndëve narkotike midis të burgosurve.

Një nga masat e reja që autoritetet e burgut Qendror kanë zbatuar, është dënimi në distancë i të burgosurve. Në vend që t'i çojnëtë burgosurit në gjykatë, autoritetet e burgut kryejnë gjykime përmes programeve të video konferencave. Në këtë mënyrë, të burgosurit nuk kanë qasje te avokatët e tyre.

Lajmi i fundit