Merkure, 16 Tetor 2019 20:15

Ekzekutimet në Iran në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Ekzekutimet në Iran në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar

Dënimi me vdekje shkel të drejtat më themelore të njeriut, të drejtën për të jetuar dhe të drejtën për të qenë i lirë nga torturat dhe dënimet mizore, çnjerëzore dhe degraduese.

160 shtete në të gjithë botën ose e kanë shfuqizuar dënimin me vdekje ose të paktën e kanë kërkuar moratorium për përdorimin e tij.

Regjimi iranian jo vetëm që nuk pranoi të shfuqizojë dënimin me vdekje, por dhe ekzekutoi:

  • 17 persona në publik
  • 10 autorë të mitur
  • persona me aftësi të kufizuara mendore
  • 13 gra
  • 33 persona me akuza të lidhura me drogën
  • njerëz të dënuar për akuza të paqarta, siç janë "bërja e luftës ndaj Zotit" ose "korrupsioni në tokë"
  • njerëz për krime të tjera jo të dhunshme, si shkelje financiare

 

Për më tepër, për shkak të dështimit të regjimit klerik për të kategorizuar vrasjet sipas shkallëve të tyre, kushdo që kryen vrasje dënohet me vdekje, pavarësisht nga motivet e tyre.

 

Amnesty International në një deklaratë të datës 29 Prill nënvizon. "Autoritetet iraniane kanë vërtetuar edhe një here, që ata janë përgatitur në mënyrë të neveritshme për të ekzekutuar fëmijët, në mosrespektim flagrant të ligjit ndërkombëtar. Ligji ndërkombëtar ndalon rreptësisht përdorimin e dënimit kapital në të gjitha rastet në të cilat i akuzuari është nën 18 vjeç në kohën e kryerjes së krimit.

Irani është një nënshkrues i Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve, e cila ndalon përdorimin e dënimit me vdekje.

Dy djem 17-vjeçarë Mehdi Sohrabifar (majtas) dhe Amin Sedaghat (djathtas) u ekzekutuan në 25 Prill 2019

 

 

.

Lajmi i fundit