Marte, 29 Tetor 2019 20:58

Ministria e Inteligjencës në Iran arreston katër besimtarë të besimit Baha'i

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Ministria e Inteligjencës në Iran arreston katër besimtarë të besimit Baha'i

23 Tetor 2019

Agjentët e Ministrisë së Inteligjencës së Iranit kanë arrestuar katër besimtarë të besimit Baha´i në qytetet Shiraz dhe Mazandaran.

Të Martën, më 22 Tetor, agjentët e Ministrisë së Inteligjencës arrestuan tre besimtarë të besimit Baha'i in në Shiraz, në jug të Iranit.

Emrat e të arrestuarve janë Soroush Abadi, Farzan Masoumi dhe Kiana Shoaei.

Agjentët kontrolluan shtëpitë e tyre dhe konfiskuan sendet e tyre personale duke përfshirë kompjuterat dhe telefonat celularë, përpara se t'i arrestonin.

Ministria e Inteligjencës i ka akuzuar të arrestuarit, për organizimin e një ceremonie Baha'i për të zbehur ngjarjen e përvitshme Shiite të Arbaeen.

Besimtarët Baha'i planifikuan të festonin ditëlindjen e një prej figurave kryesore të besimit të tyre; agjencia shtetërore e lajmeve Mehr citon kreun e departamentit të inteligjencës të jetë shprehur në provincën e Farsit.

Në raporte të tjera thuhet se një besimtar tjetër Baha´i, Mitra Forsatipour u arrestua në 21 Tetor nga agjentët e inteligjencës në Damavand, Teheran për ndjekjen e besimit Baha'i. Sendet e saj personale u konfiskuan pas arrestimit të saj.

Besimi Baha'i in në Iran është feja e dytë më e madhe në vend pas Islamit.

Burime jozyrtare thonë, se janë më shumë se 300,000 njerëz që ndjekin Besimin Bahá´i në Iran.

Sidoqoftë, Kushtetuta e Republikës Islamike të Iranit njeh vetëm Islamin, Krishterimin, Judaizmin dhe Zoroastrianizmin dhe nuk e njeh Baha'izmin.

Që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979 në Iran, Baha'i iranian është persekutuar sistematikisht si çështje e politikës së qeverisë. Gjatë dekadës së parë të këtij persekutimi, u vranë ose u ekzekutuan më shumë se 200 besimtarë të Baha'it në Iran, qindra të tjerë u torturuan ose u burgosën, dhe dhjetëra mijëra humbën punën, ndjekjen e arsimit dhe të drejta të tjera - të gjitha vetëm për shkak të besimit të tyre fetar.

 

 

Lajmi i fundit