Premte, 20 Dhjetor 2019 22:05

Fëmijët e vrarë nga forcat e armatosura të regjimit gjatë Protestave të Iranit

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Emrat e disa prej fëmijëve dhe adoleshentëve të vrarë nga forcat e armatosura të regjimit gjatë Protestave në Iran

 

Protestat mbarëkombëtare të Iranit nisën pasi regjimi trefishoi çmimin e gazolinës më 15 nëntor.

Protestuesit thërrisnin kundër Liderit Suprem dhe bënin thirrje që “mullahët të zhduken”.

Pas protestave, Lideri Suprem Khamenei i quajti protestuesit “banditë” në një fjalim televiziv. Gjatë ditëve në vijim, regjimi mobilizoi të gjitha forcat e tij kundër protestuesve, duke hapur zjarr mbi grumbullimet me më shumë se 10 njerëz në disa pjesë të Iranit.

Mbi 1,500 protestues janë vrarë dhe të paktën 4,000 janë plagosur. Një parlamentar iranian ka thënë se janë arrestuar 7,000 protestues por raporte të tjera tregojnë se numri i të arrestuarve është rreth 12,000.

Këta janë emrat e disa fëmijëve dhe adoleshentëve të vrarë nga forcat e armatosura të regjimit:

  1. “Nicta Esfandani” e linudr në maj 2005, ishte 14 vjeç kur vdiq më 16 nëntor. Ajo u qëllua për vdekje nga forcat iraniane të sigurisë në Rrugën Satarkhan. U varros më 20 nëntor në varrezat“Behesht Zahra”, Sektori 326 dhe Seria 28, Nr. 15.
  2. Reza Neissi ishte vetëm 16 vjeç kur u qëllua për vdekje nga forcat e sigurisë të regjimit iranian nëAhvaz.
  3. “Amir Reza Abdollahi,” 13-vjeçari bin Muhammad, u qëllua për vdekje nga forcat e sigurisë në Islamabad të shtunën, më 16 nëntor. Trupi i tij u dorëzua më 19 nëntor dhe u dërgua në Parsabad Mogan për t’u varrosur.
  4. “Sasan Idi vand”, një student 17-vjeçar, u qëllua për vdekje nga tiranët dhe përbindëshit në “Ezdan Shahr”, në Isfahan.
  5. “pezhman Qoli Pour” u vra në Rrugën Drejt Lirisë. Ai ishte vetëm 18 vjeç kur u qëllua për vdekje në Karaj nga forcat e sigurisë të regjimit iranian.
  6. “Reza Moazami”. Ai ishte 18 vjeç dhe u vra nga forcat e sigurisë të regjimit iranian.
  7. “Mohammad Brigi,” 17 vjeç, u qëllua për vdekje të premten më 15 nëntor në Ahvaz.
  8. “Amir Hossain Dadvnd,” 17 vjeç, u vra nga forcat e sigurisë në Isfahan.

Lajmi i fundit