Djele, 02 Qershor 2019 19:54

Iran: Khamenei pretendon, se regjimi jo vetëm nuk kërkon armë bërthamore, por e konsideron atë "të gabuar"

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Iran: Khamenei pretendon, se regjimi jo vetëm nuk kërkon armë bërthamore, por e konsideron atë "të gabuar"

 iran, 30 maj 2019 – Pas njoftimit të Presidentit të SH.B.A.-së Donald Trump në Japoni për gatishmërinë e tij për të negociuar, nëse Teherani nuk kërkon armë bërthamore, udhëheqësi Suprem i regjimit iranian Ali Khamenei iu përgjigj të mërkurën duke pohuar, se regjimi i tij jo vetëm nuk po kërkon armë bërthamore, por ata gjithashtu e konsiderojnë atë "të gabuar".

"Ne nuk po kërkojmë armë bërthamore. Jo për shkak të sanksioneve dhe SHBA, por për shkak se ajo është kundër parimeve tona dhe ne e konsiderojmë të kundraligjshme. Ka nga ata që thonë, se ne duhet të bëjmë armë bërthamore, por nuk do i përdorim kurrë ato. Kjo nuk do të ketë ndikim për ne, "tha ai.

Khamenei në njoftimin e tij zbuloi objektivin e tij në sulmet e fundit terroriste në Gjirin Persik, paralelisht me kërkimin e negociatave me pikërisht ato vende përfaqësuesit  e të cilëve po sulmonin.

"Negociatat nuk janë strategjia (amerikane). Është presion. Negociatat janë taktikat, që ata  përdorin në ndjekje të strategjisë së tyre. Për të kundërshtuar masat e tyre ne duhet të përdorim levat tona të presionit për të ulur presionin në anën tonë ... Metoda jonë e vetme është, që të përdorim mjetet tona për të ushtruar presion mbi SHBA. Sigurisht, përkundër propagandës së tyre, këto mjete nuk janë ushtarake në natyrë. Një shembull ishte kur Këshilli ynë i Sigurimit Kombëtar njoftoi, se ne nuk po përmbushim më angazhimet tona në dy fusha. Kjo ishte masa e duhur. Natyrisht, nëse do të jetë e nevojshme, edhe presion ushtarak mund të përdoret gjithashtu "shtoi Khamenei, duke iu referuar vendimit të regjimit, që të mos i përmbahet më shumë limitit të vendosur në sasinë e pasurimit të uraniumit, që nuk i kalon 300 kilogram dhe 130 ton të prodhimit të ujit të rëndë.

"Tani për tani, rezoluta e Këshillit të Sigurisë Kombëtare do të zbatohet dhe çdo gjë që nevojitet do të vendoset në përputhje me rrethanat. Një ndërprerje e tillë është e pakuptimtë. Tani për tani, kjo rezolutë është e mjaftueshme. Nëse është e nevojshme do të përdorim leva të tjera gjatë rrugës, "shtoi ai.

 

Vlen të përmendet, se Garda Revolucionare e Iranit (IRGC-ja) dihet që kontrollon përpjekjet e armëve bërthamore të regjimit. Departamenti Amerikan i Shtetit ka etiketuar kohët e fundit IRGC-në si "Organizatë e Huaj Terroriste " (FTO).

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.

Lajmi i fundit