Hene, 08 Korrik 2019 20:37

Mediat shtetërore: Mosbesimi i popullit ndaj regjimit iranian ka pasoja të rrezikshme

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Mediat shtetërore: Mosbesimi i popullit ndaj regjimit iranian ka pasoja të rrezikshme

 Stacioni i metrosë Sadeghiyeh Teheran - Iran

Iran, 5 Korrik 2019 - Ndërsa kriza sociale përshkallëzohet brenda Iranit, regjimi iranian ndjen rrezikun e afërt të një kryengritjeje tjetër, që mund të çojë në rrëzimin e tij.

Gazeta shtetërore Hamdeli shkruan të enjten, "Vendi po përjeton një situatë të rrezikshme, kompleksi i problemeve, që fatkeqësisht po rriten çdo ditë, kanë shkaktuar përhapjen e mosbesimit dhe dëshpërimit në mesin e të gjitha segmenteve të shoqërisë. Kjo mund të ketë pasoja të rrezikshme dhe të imponojë kosto të mëdha dhe të kërcënojë interesat e shtetit ".

 "Në vitin e fundit, populli i Iranit ka përjetuar vuajtje të ndryshme si çmimet e larta, inflacioni, papunësia etj. Kjo situatë ka krijuar frustrime të përgjithshme dhe zemërim në shoqëri. Njerëzit nuk janë në gjendje të përmbushin nevojat e tyre minimale. Kjo çështje ka një rëndësi kaq të madhe, saqë nuk mund ta krahasojmë me gjëra të tjera të tilla si sanksionet e Shteteve të Bashkuara, "shtoi raporti.

 Zyrtarët e regjimit iranian kanë tentuar në mënyrë të përsëritur të fajësojnë për problemet ekonomike të vendit, sanksionet e SHBA. Por për popullin iranian, të cilët kanë përjetuar tiraninë dhe korrupsionin e Mullahëve në 40 vitet e fundit, nuk ka dyshim se kush duhet fajësuar për vuajtjet e tyre të përditshme.

 Në protestat popullore që shpërthyen në fund të vitit 2017 dhe kanë vazhduar deri në ditët e sotme, njerëzit i kanë bërë thirrje vazhdimisht regjimit për korrupsionin e tij. Njerëzit rregullisht kanë thirrur parulla të tilla si: "Armiku është këtu, regjimi po gënjen se janë SHBA"

 Ata janë gjithashtu të vetëdijshëm, se përpjekjet e kushtueshme terroriste të regjimit në vendet fqinje, po paguhen nga xhepat dhe burimet e tyre.

"Lereni Sirinë, mendoni për ne", bëjnë thirrje punëtorët, mësuesit, kamionistët dhe segmente të tjera të privuara të shoqërisë, në protestat e tyre të përditshme.

Analiza nga PMOI / MEK

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.

Lajmi i fundit