Hene, 08 Korrik 2019 20:49

Ekzekutohet një tjetër i burgosur iranian

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Ekzekutohet një tjetër i burgosur iranian

The Iranian authorities executed a prisoner in Kashan Prison on Wednesday, 3 July, a judicial authority said.

Autoritetet iraniane ekzekutuan një të burgosur në burgun e Kashanit të mërkurën, më 3 Korrik, deklaroi një autoritet gjyqësor.

Rouhollah Dehqani, zëvendësprokurori i Kashanit për çështjet penale, tha se viktima ishte dënuar me Qisas (ndëshkimi) me akuzën për vrasje.

Sipas një burim informacioni, emri i këtij të burgosuri ishte Majid Sadr, i cili ishte marrë nga seksioni i 5-të i burgut të Kashanit për ekzekutim. Sadr, një banor i Ravand Kashanit, kishte një grua dhe një fëmijë të mitur. Sadr ishte i pafajshëm dhe u detyrua nën tortura të rrëfejë vrasjen e një gruaje, shtoi burimi.

Irani është mbajtësi i rekordit botëror të ekzekutimeve për frymë. Autoritetet iraniane gjithashtu mbajnë historikisht rekord për nxjerrjen e rrëfimeve me forcë nga të burgosurit dhe përdorimin e këtyre rrëfimeve për të dhënë dënime të ashpra.

Sipas disidentëve, autoritetet iraniane përdorin dënimin me vdekje si një mjet për të shtypur dhe mbyllur gojën e një shoqërie të pakënaqur, shumica e të cilëve jetojnë nën kufirin e varfërisë, janë të papunë dhe të privuar nga liria e fjalës.

06 Korrik 2019 / Nga Jubin Katiraie

Lajmi i fundit