Premte, 02 Gusht 2019 21:17

Amnesty International kërkon të ndërmerren veprime për masakrën e vitit 1988 në Iran

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Amnesty International kërkon të ndërmerren veprime për masakrën e vitit 1988 në Iran

Amnesty International ka publikuar një deklaratë, ku dënon komentet e fundit të një zyrtari të lartë iranian, i cili mbron masakrat e burgjeve të vitit 1988 dhe thekson, se komentet konfirmojnë, që regjimi ka shkelur ligjet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut për më shumë se 30 vjet dhe i ka dhënë mundësinë të shijojnë sensin e pandëshkueshmërisë atyre, që kanë qenë të përfshirë.

Mostafa Pour Mohammadi, këshilltar i shefit të gjyqësorit në Iran dhe ish-ministër i drejtësisë, i akuzoi ata që kërkojnë drejtësi për masakrën, përfshirë të mbijetuarit, familjarët e viktimave dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut, për "terrorizëm" dhe "marrëveshje të fshehtë" me armiqtë e Iranit, madje dhe duke i kërcënuar ata me ndjekje penale ose shfarosje të Rezistencës iraniane. Në të vërtetë, kjo ishte ajo që regjimi ka bërë para masakrave të vitit 1988.

Pour Mohammadi, i cili ka marrë pjesë në Komisionet e Vdekjes gjatë masakrës dhe dënoi me vdekje mijëra njerëz, tha: "Tani nuk është koha për të folur. Tani është koha për t'i luftuar ata, tani është koha t'i nënshtrojmë ata. Tani është koha për të kryer ndjekje penale. Është koha për ti treguar vendin e vet botës së krimit që mbron terrorizmin. Tani nuk është koha për të dhënë përgjigje ligjore dhe për të thënë për shembull, 'ky gjyqtar ka vepruar mirë', 'ky gjyqtar nuk ka vepruar mirë' ose për të pyetur nëse kjo dosje është mbyllur siç duhet ... Por, çështja nuk ka të bëjë me një gabim që është bërë. E gjithë kjo çështje është jomateriale dhe nuk meriton vëmendje. Por, unë mendoj se një herë, me dëshirën e Zotit, do të shpëtojmë nga (Rezistenca), atëherë këto çështje do të bëhen më të qarta me detaje më të mëdha."

Amnisty tha se komentet e tij, që lidhen me emërimin e anëtarit të Komisionit të Vdekjes Ebrahim Raisi si kreu i gjyqësorit, do të thotë që aktivistët, të mbijetuarit dhe të afërmit janë në rrezik të madh për tu shqetësuar dhe persekutuar.

Amnisty deklaroi: "Komuniteti ndërkombëtar duhet të eksplorojë rrugë konkrete drejt së vërtetës dhe së drejtës me qëllim që të sigurojë, që ata që dyshohen për përgjegjësi të ndiqen penalisht në gjykime të ndershme pa shqiptimin e dënimit me vdekje dhe t'u ofrojnë familjeve të viktimave dëmshpërblim në përputhje me standardet ndërkombëtare. Dëmshpërblimet duhet të përfshijnë lehtësimin e kthimit të eshtrave të viktimave te anëtarët e familjes dhe kryerjen e funeraleve dhe riteve mortore për të vdekurit."

Në verën e vitit 1988, afërsisht 30,000 të burgosur politikë, kryesisht të lidhur me Organizatën e Muxhahedinëve të  Popullit të Iranit (PMOI, Mujahedin-e Khalq ose MEK) të opozitës, u ekzekutuan në masë pasi refuzuan të hiqnin dorë nga kundërshtimi i tyre ndaj regjimit.

Nga Pooya Stone / 01 gusht 2019

 

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.

Lajmi i fundit