Merkure, 25 Shtator 2019 07:59

Spiuni i ri i regjimit iranian në Shqipëri

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Spiuni i ri i regjimit iranian në Shqipëri

 Nga stafi i Iran Probe 

Në Mars 2018, autoritetet shqiptare arrestuan dy individë të lidhur me Inteligjencën e regjimit iranian, ndërsa ata po hynin në një festë bektashiane në Tiranë. (Wall Street Journal, 3 gusht 2018). Dy individët kishin ardhur në Tiranë të maskuar si reporter, që do të merrnin pjesë në një festival me rastin e festës së Novruzit. Autoritetet shqiptare dhe Ambasada Amerikane në Tiranë, zbuluan më pas një komplot terrorist të regjimit iranian kundër tubimit të opozitës iraniane në Kashar, Tiranë, me rastin e festës së Novruzit. Për më tepër, në një intervistë me Sokol Ballën (TV - Vision Plus, 19 prill 2018), Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë, përmendi se kërcënimi ndaj Muxhahedinëve (PMOI) ishte parandaluar nga qeveria shqiptare.

Më 19 dhjetor 2018, Ministria e Jashtme e Shqipërisë njoftoi, se Gholamreza Mohammadinia, Ambasadori i regjimit klerik dhe Mostafa Roudaki, shefi i zyrës së shërbimit të inteligjencës së ambasadës së Iranit në Shqipëri u dëbuan nga Shqipëria për shkak të "cënimit të sigurisë kombëtare". Presidenti amerikan Donald Trump, Sekretari i Shtetit i SHBA-ve Mike Pompeo dhe këshilltari i atëhershëm i sigurisë kombëtare John Bolton e vlerësuan vendimin e qeverisë shqiptare (Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit i SHBA-ve, 20 dhjetor 2019). Presidenti shqiptar, Ilir Meta bëri me dije mbështetjen e tij të plotë për dëbimin e diplomatëve terroristë të regjimit iranian, dhe Sandër Lleshaj, Ministri i Brendshëm shqiptar, e përshkroi regjimin iranian si sponsorin kryesor të terrorizmit (Vizion Plus, 22 Dhjetor 2018).

Tani, pyetja kryesore është, se çfarë do të bëjë regjimi iranian pas dëbimit të ambasadorit dhe shefit të sigurisë të tij në Shqipëri?

Që nga ardhja e refugjatëve anëtarë të PMOI-së, nga Iraku në Shqipëri në maj 2013, zyrtarët e regjimit Iranian, po kërkonin me çdo kusht të spiunonin dhe mblidhnin informacion mbi ta, në mënyrë që t'i eliminonin ata. Në dhjetor 2014, për herë të parë, media shqiptare raportoi për krijimin e qendrës së spiunazhit në ambasadën e regjimit të Iranit në Shqipëri, kundër PMOI-së dhe opozitës iraniane, (Shekulli, 2 dhjetor 2014).

Pas kësaj, regjimi u përpoq shumë, që të mund të merrte viza nga qeveria shqiptare për agjentët e tij, për të hyrë në Shqipëri me qëllim si reporter, familjar, turistë, biznesmen etj. Megjithatë, për shkak të reagimit negativ dhe të rreptë të qeverisë dhe Autoriteteve të Sigurisë Kombëtare të Shqipërisë kundër hyrjes së agjentëve të regjimit iranian nga Teherani në Shqipëri, ambasada e Iranit në Tiranë u përpoq të sillte agjentët e saj të huaj nga Evropa dhe Kanadaja në Shqipëri.

Më 14 Mars 2016, gazeta Koha Jonë, në një titull të madh, shkruante: "Kush është spiuni iranian që është aktiv kundër PMOI-së në Shqipëri?". Koha Jonë shtoi, se sipas dokumentacionit të Pentagonit dhe Bibliotekës së Kongresit amerikan, gruaja e Massoud Khodabandeh, Ann Singleton është një qytetare britanike, që është përdorur nga regjimi iranian (Dita, 5 Mars 2016).

Ann Singleton erdhi në Shqipëri në nëntor 2017 dhe mbajti një takim në Hotel Doro më 29 nëntor. Në këtë takim morën pjesë agjentët e regjimit iranian nga Serbia, Turqia dhe Shqipëria. Pasi të dhënat e kësaj agjenteje u zbuluan nga dokumentacioni i Pentagonit dhe Biblioteka e Kongresit Amerikan, regjimi iranian humbi shanset e tij për të përdorur agjenten e tij britanike. Në korrik dhe gusht, gazetat shqiptare shkruajtën, se një person i quajtur Mustafa Mohammadi, një tjetër agjent i Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së regjimit iranian (MOIS) kishte ardhur në Shqipëri nga Kanadaja (Panorama, Gazeta Shqiptare, 29 korrik, 5 gusht 2018).

Mustafa Mohammadi u angazhua në aktivitete spiunazhi dhe fushatë dezinformimi kundër PMOI-së në Tiranë për tre muaj. Një herë, ai u arrestua nga policia në korrik dhe u dërgua në komisariatin numër 4 në Tiranë. Për shkak të dokumenteve, që zbuluan lidhjen e tij me regjimin iranian në Irak, ai u dëbua nga Shqipëria në tetor 2018 dhe atij iu ndalua hyrja në Shqipëri.

Duke ndaluar hyrjen e agjentëve të regjimit iranian nga Irani dhe vendet perëndimore në Shqipëri, regjimi iranian tani po përdor mercenarët e tij iranianë në Shqipëri. Hassan Heyrany është figura e re e regjimit të mullahëve në Shqipëri. Ai ka punuar me Mostafa Mohammadin në Tiranë vitin e kaluar. MOIS dhe ambasada e regjimit iranian në Shqipëri organizuan intervista për të me televizionin RTV turk, Al Jazeera TV etj, në mënyrë që të mund të bënin fushata kundër opozitës iraniane. Aktiviteti kryesor i Hassan Heyranyt në Shqipëri është mbledhja e informacionit dhe spiunimi kundër PMOI-së në Manzë dhe ai përpiqet të rekrutojë agjentë të rinj për regjimin iranian. Në një dëshmi të 10 gushtit 2019, një individ i quajtur Rafiq Dehqan, në një letër drejtuar mediave, zbuloi bashkëpunimin e Hassan Heyranyt dhe MOIS-it. Dehqani dëshmoi se Hassan Heyrany i ka ofruar atij një pagesë mujore prej 300 eurosh në këmbim të bashkëpunimit me regjimin iranian.

Hassan Heyrany është parë përreth vendbanimit të PMOI-së në Manzë për të mbledhur informacion dhe për të spiunuar. Më 15 gusht 2019, kur Hasan Heyrany së bashku me dy persona të tjerë po udhëtonin drejt vendbanimit të PMOI-së në Manzë me një makinë, është identifikuar nga Sigurimi Shqiptar.

Përvoja ka treguar, se mënyra më e mirë për të ruajtur paqen dhe sigurinë e qytetarëve shqiptarë dhe iranianë nga spiunazhi dhe aktivitetet e inteligjencës së agjentëve të regjimit iranian, është dëbimi i tyre nga Shqipëria siç ishte rasti me dëbimin e ambasadorit të tij dhe personit në krye të Ambasadës së Regjimit të Iranit në Tiranë.

 

 

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.

Lajmi i fundit