Enjte, 03 Tetor 2019 21:51

Pse MEK-u po lulëzon në Iran?

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Pse MEK-u po lulëzon në Iran?

 Jason Rezaian, në rubrikën e tij të Opinioneve Globale të datës 10 shtator, "Largimi i Boltonit do të ndryshojë thelbësisht politikën e Trumpit për Iranin," deklaroi, "Ristrukturimi krijon mundësinë e parë reale për Trump, që të ndjekë një politikë të angazhimit të Iranit." Optimizmi i tij, megjithatë, është i gabuar dhe i parakohshëm. Largimi i administratës nga politika e paqes së paraardhësit të tij, filloi shumë kohë më parë se John Bolton të bashkohej me administratën Trump.

Shkrimet e mëparshme të Z. Rezaian, ku bëhet thirrje për përfshirjen e regjimit iranian nënvleftësojnë vlerësimin e tij për armikun e vjetër të Mullahëve, Muxhahedin-e Khalq (MEK).

Për më tepër, një rishikim i shpejtë i historisë së MEK-ut tregon, se ai ka mbijetuar dhe lulëzuar për 54 vjet, jo për shkak të një zëri në Shtëpinë e Bardhë, por për shkak të besimit të tij vetëm tek populli iranian dhe sepse ka qenë i gatshëm të paguajë çmimin për demokraci me gjak dhe para. Rreth 30,000 njerëz, shumica e të cilëve ishin anëtarë të MEK-ut, të cilët ndërsa ishin në burg mbetën të palëkundur në idealet e tyre, u masakruan në verën e vitit 1988 nga regjimi iranian në bazë të një dekreti të lëshuar nga lideri i atëhershëm i regjimit, Ayatollah Ruhollah Khomeini.

Disa ditë pas kryengritjeve të vitit 2017-2018 të cilat përfshinë 160 qytete në Iran, Presidenti Hassan Rouhani telefonoi homologun e tij francez, duke fajësuar MEK-un për protestat dhe iu lut atij të kufizonte lëvizjen e tyre në Francë. Udhëheqësi i Lartë Ayatollah Ali Khamenei tha, se MEK-u ishte faktori i brendshëm për nxitjen e kryengritjeve. Që nga ajo kohë, zor se kalon një ditë pa një zyrtar të lartë që shpreh paranojë në lidhje me apelin e shpejtë dhe në rritje të MEK-ut në mesin e popullit iranian, veçanërisht grave, të rinjve dhe klerikëve të rinj. Në prill, ministri i inteligjencës pranoi, se regjimi kishte arrestuar 116 ekipe të lidhura me MEK-un gjatë vitit të kaluar. Dhjetra të tjerë, sipas zyrtarëve të inteligjencës, u arrestuan në provincën e Azerbajxhanit Lindor të Iranit. E gjitha kjo paraqet një vlerësim më realist të nivelit të mbështetjes së MEK-ut brenda vendit.

Jashtë Iranit, ku iranianët mund të shprehin pikëpamjet e tyre pa frikë se do të përndiqen, mijëra mbështetës të MEK-ut mbajtën mitingje të mëdha në pesë kryeqytete të mëdha evropiane dhe në Washington duke bërë thirrje për ndryshimin e regjimit ... Sa i përket ndryshimit të regjimit, rezistenca iraniane vazhdimisht ka theksuar, se detyra e rrëzimit të teokracisë mesjetare, që sundon Iranin nuk qëndron te fuqitë e huaja, por te populli iranian dhe lëvizja e organizuar e rezistencës. Njësitë e rezistencës së MEK-ut kanë qenë mjaft të angazhuara dhe po zgjerojnë aktivitetet e tyre në qytete të ndryshme për ta bërë atë të ndodhë.

Nëse e kaluara është prolog, mbretërimi katastrofik 40-vjeçar i mullahëve ka dëshmuar, se asnjë sasi konçensionesh politike dhe ekonomike nuk do të moderojë sjelljen e këtij regjimi. Klerikët e pashoqërueshëm kuptojnë vetëm gjuhën e vendosmërisë dhe "presionit maksimal".

Shahin Gobadi, Paris

Shkrimtari është zëdhënësi i shtypit për Muxhahedin-e Khalq.

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.

Lajmi i fundit