Marte, 29 Tetor 2019 19:48

Eurodeputetët denoncojnë abuzimet me të Drejtat e Njeriut në Iran

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Eurodeputetët denoncojnë abuzimet me të Drejtat e Njeriut në Iran

Shkruar nga Shamsi Saadati më 27 Tetor 2019.

Anëtarët e Parlamentit Evropian po i bëjnë thirrje drejtimit të ri të Komisionit Evropian për të miratuar një politikë të fortë ndaj regjimit të Iranit.

Ndër-grupi “Miqtë e Iranit të Lirë ”(FOFI) mbajti një konferencë në Parlamentin Evropian në Strasburg, në 24 Tetor 2019, duke dënuar shkeljet e të Drejtave të Njeriut nga regjimi iranian dhe eksportin e terrorit.

Zonja Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, ishte folësja kryesore e eventit.

Pjesëmarrësit gjithashtu bënë thirrje për llogaridhënie nga zyrtarët e regjimit iranian në lidhje me masakrën e vitit 1988 e mbi 30,000 të burgosurve politikë në Iran. Shumica e këtyre viktimave ishin anëtarë dhe mbështetës të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI, Mujahedin-e Khalq ose MEK) të opozitës iraniane.

Zonja Rajavi prezantoi për herë të parë për përfaqësuesit e zgjedhur të popullit evropian një libër të ri me titull "Krimi kundër njerëzimit". Libri përmban emrat dhe fotografitë e mbi 5,000 anëtarëve dhe mbështetësve të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI), viktimave të masakrës së vitit 1988. Ai gjithashtu ka informacione për dhjetëra varreza masive në 36 qytete dhe identitetin e 86 zyrtarëve të regjimit Iranian, që morën pjesë në 35 komisione vdekjeje të angazhuara me kryerjen e gjykimeve përmbledhëse.

Ajo shtoi: “Qeveritë perëndimore dhe Kombet e Bashkuara bënë një sy qorr për këtë.Duke mos u  bërë përgjegjës për një krim kaq të tmerrshëm, regjimi u nxit për të përhapur mizoritë e tij në Lindjen e Mesme, i cili po vazhdon ende. Ata nxitën gjakderdhjen në Siri dhe si dhe luftën në Jemen. Në muajt e fundit, mullahët dhe garda e tyre revolucionare goditën anije në ujërat ndërkombëtare, dhe në rafineritë e naftës dhe aeroportet në vendet fqinje. Është e qartë, ata e bëjnë këtë sepse nuk përballen me forcën. "

Zonja Rajavi bëri thirrje për politikë të fortë nga Bashkimi Evropian duke përfshirë pikat e mëposhtme:

  • BE-ja duhet të kushtëzojë të gjitha tregtitë dhe lidhjet me regjimin iranian me përfundimin e ekzekutimeve dhe torturave në Iran.
  • Dosja e masakrës së të burgosurve politikë duhet t'i referohet Këshillit të Sigurimit të UN dhe gjykatave ndërkombëtare dhe autorët duhet të përballen me drejtësinë.
  •         Komuniteti botëror, veçanërisht Bashkimi Evropian, duhet të njohë të drejtën e popullit iranian për të rezistuar dhe ndryshuar regjimin klerik, dhe për të vendosur demokracinë dhe të drejtat e njeriut në Iran.

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.

Lajmi i fundit